Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Keti Bazhdari nuk paraqitet në gjyqin ndaj Sali Berishës, gjykata e gjobit 400 mijë lekë

03/07/2015
Keti Bazhdari nuk paraqitet në gjyqin ndaj Sali Berishës, gjykata e gjobit 400 mijë lekë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një gjyq, për shpifje, që nisi në gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, pas akuzës për shpifje dhe kërkesës për “shpërblim dëmi jopasuror”, të Keti Bazhdarit ndaj Sali Berishës, përfundoi brenda një seance të vetme. Shkak ishte mosparaqitja e paditëses. Në këto kushte gjykata vendosi pushimin  e çështjes dhe ngarkimin e shpenzimeve të gjykimit prej 400 mijë lekë, Keti Bazhdarit.

Akuzat

kbsb1Kandidatja e PS-së për bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari kishte ngritur nja padi ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të në Kuvend.
“Unë nuk dua të merrem me kandidatët por meqë po shet Bazhdarin, do ta them publikisht, pasuria e saj është në tytë të revoles edhe ndaj kujt? Kujt ia mori Keti pasurinë. Si na lindi Keti pasunare e madhe, e bija e një të përndjekurit. Me revole ndaj kujt. Ndaj të dashurit të vet që e kishte me depresion. Kaq!”, akuzoi më se dy muaj më parë Berisha në Kuvend.
Pas këtyre akuzave, Keti Bazhdari ngriti një padi në gjykatë.
“Kjo deklaratë është kryer me dashje direkte dhe me qëllim për të diskredituar në opinionin shoqëror nderin dhe dinjitetin e personit tim, me qëllim për të influencuar në mënyrë të paligjshme në elektoratin e Bashkisë Shkodër për zgjedhjet vendore të datës 21 Qershor 2015”, deklaron Bazhdari.
Ajo u shpreh gjithashtu se paratë që do të merrte si dëmshpërblim nga shpifjet e Sali Berishës, do t’i dhurojë për një shkollë të komunitetit egjiptian.

Vendimi

kbsb2Më se dy javë më parë, në seancën e datës 15. 06. 2015, gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës, mori në shqyrtim në seancë përgatitore me dyer të hapura, çështjen civile që i përket, paditëses Keti Bazhdari dhe paditësit Sali Berisha me objekt “shpërblim dëmi jopasuror”.
Gjykata në çelje të kësaj seance konstatoi se nuk u paraqit pala paditëse.
“Gjykata pasi konstatoi këtë fakt, hetoi shkaqet për të cilat nuk ishte paraqitur pala paditëse dhe nuk rezultoi që të kishte ndonjë shkak të arsyeshëm që t’i ishte bërë prezent gjykatës apo që të ishte depozituar në sekretarinë gjyqësore”.
Në këto kushte, gjykata bazuar në nenet 127, 158/a, 175, 179, 299(c) dhe 300-301 të Kodit të Procedurës Civile, vendosi, “Pushimin e gjykimit të çështjes civile me nr. 8330 akti. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës paditëse. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim i veçantë në Gjykatën e Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së vendimit”.

SHPENZIMET GJYQËSORE

Taksa e regjistrimit 
40000 lekë
Njoftime      
100 lekë
Totali   40100 lekë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.