Policia: 30 mijë euro shpërblim për informatorët e vrasësve të çiftit çek,...

Policia: 30 mijë euro shpërblim për informatorët e vrasësve të çiftit çek, shoqërohen 30 persona

64
0
Shares

Polica e Shtetit ka vënë në dispozicion 30 mijë euro shpërblim, për këdo që ofron informacion për identifikimin e mundshëm të autorëve të masakrës ndaj çiftit çekë, një natë më parë në Prekal të Dukagjinit.
Policia fton banorët e zonës për bashkëpunim në zbardhjen e kësaj ngjarje. Policia bënë të ditur gjithashtu se garantohet ruajtja e anonimatit, për informatorin apo informatorët  e mundshëm, ndërsa ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni, celular.
Hetimet drejtohen nga Prokurori Besnik Cani dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Drejtoria e Përgjithshme për Rendin dhe Sigurinë Publike.
Grupi hetimor po vijon veprimet i kryesuar nga prokurori  ku po vazhdon kqyrja e vendit të ngjarjes , e automjetit si dhe fiksimi i provave  në vendngjarje. Policia e Shkodër, e mbështetur edhe nga  grupe të FNSH ,  po vijon  krehjen e zonës , ku aktualisht deri tani janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër rreth 30 persona të cilët po pyetën për rrethana të hetimit.

Ngjarja sipas policisë

dukagjin_vrasja_e_cekeve_3_5552Më datë 03. 07. 2015, rreth orës 20.00 në sallën operative është marrë një telefonatë nga një shtetas se në vendin e quajtur fshati Prekal, komuna Postribë në rrugë kryesore është një mjet me dy shtetas të huaj, Cek, një djalë dhe një vajzë të vrarë me armë zjarri automatik. Në vendin e ngjarjes janë nisur menjëherë forcat e Policisë.
Grupi hetimor nga veprimet e para hetimore bëri të mundur identifikimin e viktimave të cilat rezultojnë se janë shtetas çekë, dhe janë vrarë me armë zjarri,  Michael Svatos, 27 vjeç, (Sufice) dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe, (Klando).
Sipas policisë, targa e mjetit të çekëve është 4P8:9798.
Në automjet janë gjetur një armë automatik, jashtë automjetit është gjetur një krehër rreth 30 m larg, 2 gëzhoja rreth 10 m nga krehri.
Aktualisht në vendngjarje janë grupi i FNSH-së si dhe forca të shumta të Policisë, ekspertë të ardhur dhe nga Tirana ku po bëhet krehja e zonës.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Po vijon puna me Prokurorë të rrethit gjyqësor Shkodër, si dhe ekspertë për kqyrjen e automjetit i cili është transportuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

Numri në dispozicion për informatorët
069 41 03 984

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY