Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Turistët çekë u vranë me nga një plumb pas koke, autori harroi automatikun në makinë

04/07/2015
Turistët çekë u vranë me nga një plumb pas koke, autori harroi automatikun në makinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Konfirmohet zyrtarisht se dy turistët çekë, janë vrarë nga brenda makinës, me të cilën udhëtonte edhe autori i dyshuar. Ka mjaftuar nga një plumb, nga prapa, në kokë për secilin prej viktimave, për tu marrë jetën.
Detaje e reja i ka bërë publike Zëvendësdrejtori Përgjithshëm i Policisë, në seksionin e Krimeve të Rënda, Ardian Çipa. Sipas tij, pas këqyrjes së trupave dhe ekspertizës mjeko-ligjore, mësohet se dy turistët janë qëlluar me nga një plumb pas koke.
cipa-655x356“Është një ngjarje e cila ka angazhuar policinë dhe prokurorinë të punojë për të identifikuar autorët dhe për ti vendosur përpara drejtësisë. Ndërkohë kërkojmë ndihmën e komunitetit veçanërisht nga banorët e zonës për të transmetuar informacion për autorët. Policia ka ofruar një shpërblim prej 30 mijë eurosh për autorët, duke garantuar edhe anonimatin për personat që do informojnë policinë. Hidhen dyshime se autori i krimit ka qenë brenda mjetit të dy viktimave duke realizuar vrasjen nga brenda.  Gjithsesi të gjitha provat e gjetura i nënshtrohen hetimeve”, u shpreh Çipa.
Grupi hetimor, i kryesuar nga Prokurori Besnik Cani, ka ngritur dyshimet se autori ka qenë udhëtar në makinën e çekëve, të cilët e kishin marrë nga Dukagjini, për t’iu drejtuar Shkodrës, ndërkohë që mësohet se ka bashkëpunuar edhe me persona të tjerë, që qëlluan me breshëri ndaj automjetit në kohën që ata ishin vrarë brenda.
dukagjin_vendi_i_ngjarjes_turistet_ceke_2_5554Burime pranë policisë bëjnë me dije se çifti çek kishin marrë me vete në automjetin e tyre sapo u nisën nga Dukagjini për Shkodër edhe një person, që thuhet të ishte si udhëtar. Nuk dihet ende identiteti i tij dhe as rrethanat në të cilat ai ka hipur në mjetin e çekëve. Pasi kishin bërë pak rrugë, ai i ka qëlluar nga armë në kokë, fillimisht burrin e pastaj gruan. Për këtë në makinë janë gjetur edhe gëzhojat e të shtënave. Pas goditjes, makina ka dalë nga rruga e në këtë kohë autori duket se ka zbritur në rrokullisje e sipër. Ndërkohë që ndaj mjetit janë lëshuar breshëri kallashnikovi nga persona që thuhet të jenë bashkëpunëtorë të autorit.
Në këto mezonet besohet se është plagosur edhe autori, për shkak të aksidentimit të makinës me të cilën ai udhëtonte me viktimat, ndërsa në tentativë për tu larguar, ka lënë në makinë çantën dhe kallashnikovin me të cilin kreu krimin e dyfishtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.