Petr Zeliezko, kreu i agjencisë turistike çeke “CK Mundo”: Vrasja e...

Petr Zeliezko, kreu i agjencisë turistike çeke “CK Mundo”: Vrasja e çiftit e shembi imazhin e sigurisë në Shqipëri

81
0
Shares

Çdo vit grupe turistësh apo individë nga Çekia udhëtojnë për në Shqipëri. Petr Zeliezko, kreu i agjencisë “CK Mundo” thotë se, Shqipëria konsiderohejt një vend i sigurt. Tani që ndodhi tragjedia ky imazh është shembur, shton ai
“Krimineli mund të vrasë në çdo vend”, thotë ai në një intervistë për agjencinë çeke të lajmeve “iDNES”.

Sa e sigurt është Shqipëria për udhëtarët individualë?
Deri sot, mund të them shumë e sigurt. Sigurisht,  tani që ndodhi tragjedia ky imazh është shembur. Por deri tani nuk ka pasur asnjë problem në këtë vend dhe ne atje shkojmë prej vitesh. Kam qenë atje disa herë. Nuk ka pasur probleme si dhe nga agjencitë e tjera apo individë me të cilët kemi kontaktuar nuk na kanë shprehur ndonjë problem. Personalisht jam i befasuar nga tragjedia.
 
Por, një gjë e ngjashme me turistët çekë në Shqipëri ka ndodhur edhe disa vite më parë. Pikërisht dhe në të njëjtën zonë?
Mendoj se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në Francë, Norvegji apo Suedi. Një kriminel mund të godasë në çdo vend. 
 
Si i trajtojnë shqiptarët turistët?
Shqiptarët e dinë se turizmi është burimi i të ardhurave të tyre. Me turistët ata sillen pozitivisht dhe janë të gjindshëm. Siç e thash shqiptarët e zakonshëm janë njerëz shumë të mirë.

Në këto rrethana, nëse e vini veten në vend të turistëve, do të shkonit për pushime në Shqipëri?
Unë po. Por, edhe të tjerët nëse më pyesin unë do të guxoja. Por secili vendos për veten e tij.
 
Për koincidencë, pas pak ditësh një grup turistësh niset për në Shqipëri. Nuk jeni të shqetësuar se tani njerëzit do të preferojnë të qëndrojnë në shtëpi?
Shpreson të mos ndodhë kjo, por ne do të lëvizim me grupe të mëdha.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY