Itali, arrestohet shqiptari me 4 kg kokainë me vlerë 500 mijë euro

Itali, arrestohet shqiptari me 4 kg kokainë me vlerë 500 mijë euro

60
0
Shares
Foto ilustruese

Një 40 vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia italiane ndërsa trasportonte 4 kg kokainë të një cilësie mjaft të pastër më vlerë tregu që kapërcente 500 mijë euro. Arrestimi u krye në qytetin e Peruxhias, në vendin e rezidencës së shqiptarit, ndërsa trafikimin e kokainës e kryente në qytetin e Firences. Në momentin e arrestimit shqiptarit iu gjetën 3 kg kokainë në makinën me të cilën po udhëtonte si dhe 1 kg kokainë me disa mijëra euro në banesën e tij.
Shqiptari 40 vjeçar konsiderohej si furnizuesi kryesor i kokainës në qytetin e Firences, të cilën e transportonte nga Holanda. Prej mëse dy muajsh skuadra antimafia e policisë së Firences ishte vënë nën gjurmët e shqiptarit. Gjithçka nisi me operacionin antidroga të datës 13-14 maj 2015 në Firence ku u arrestuan tre nënshtetas shqiptarë e një nënshtetase rumune në zotërimin e 1 kg kokaine e 30 mijë euro. Nga ky moment nisi kërkimi i policië për gjetjen e furnizuesit kryesorë të këtij kanali droge.
Shqiptari 40 vjeçar ndodhet momentalisht në burgun e qytetit të Peruxhias i akuzuar për trafikim lëndësh narkotike.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY