I ka vrarë një bari? Kjo është dilema më e re që është ngritur përpara hetuesve të cështjes së ekzekutimit të dy turistëve cekë.
Një bari i zonës së Dukagjinit dyshohet të jetë autori i krimit të rëndë i vrasjes së dy turistëve çekë, Michael Svatos dhe Anna Kasinova, shkruan shqiptarja.com.
Kjo pistë hetimi është e mbështetur mbi dyshime të arsyeshme nga prokuroria dhe policia e Shkodrës, pasi është shqyrtuar e gjithë dinamika e krimit të rëndë. Sipas grupit të hetimit tani po shqyrtohet një pjesë ende e pazbardhur e dinamikës së vrasjes, nëse bariu i zonës së Dukagjinit ka qenë vetëm apo ka bashkëpunuar me të tjerë.
Dyshimi është se autori është marrë në automjet gjatë rrugës nga turistët Çekë,për ta transportuar, pasi ata janë nisur vetëm në makinë, pa pasur person të tretë me vete.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/