Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Si tu themi nanave t’Çekisë!”, një këngë për Mick dhe Anna

05/07/2015
“Si tu themi nanave t’Çekisë!”, një këngë për Mick dhe Anna
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në rrjetet sociale po qarkullon një rapsodi për vrasjen e dy turistëve cekë:

Pash atë “besë?”,na falni…

Bjeshkët borën ç’e nxinë

Bjeshkët ua qajnë rininë

Bjeshkët,namën “burrninë”

Zoti,mallkoi sot “njerinë”

Kreshtat e qafat e maleve

S’u binden,burrave,fjalëve

Ta vranë Dukagjin,ty besën

Burrninë,nderin e shpresën

Ti vranë Dukagjin,nën bajrak

E bora n’Alpe,t’marrë flakë

Dhe lumit,ujë po ti vlojë

S’të hiqet as njollë as bojë

E Zezë,e turpit,e mjera Malsi

T’koritën,a veten,korite Shqipni

Dy ëngjëj të mbeten me zana

Dorë vrastare jo mor jo as nana

Hallall,nuk ja ban atë gji

Kush ngriti,dorë n’Çeki e Shqipni

Ku është besa e ndera e burrit

Kur vret mik nën hije t’flamurit

Kur vret jetë ëngjëjsh,pa faj

A ka sy që mbetet pa vaj

Pse na ikën Mick dhe Ana

A kaq shumë mallkime ne nana

Që as shqipet,nalt s’u ngritën

Kush je mor ti,e t’zezë paq ditën

Që humbe komb,e humbëm nderë

Që nuk le të ngrohë as kjo verë

Po si tu themi nanave t’Çekisë

Që humbë burrni e besë Shqipnisë

Ja ke,ah t’shitoftë ty zana

Që mbi bjeshkë po dy murana

Do mbesin si,vraga n’zemër

Mick e Ana e flamur nji emër

Po ku janë kullat e bajraktarët

Ku janë shqiptarët dhe shtetarët

Që,”kanu” vetes ti ja ke pre

Ti veq mallkim As Zot as fe

Ç’ti them Durhamit ore faqezi

Që besë as fe nuk ka n’Shqipni

Po Motrës Norë dhe pse nji cucë

Për nderë e besë,as Zot s’e ngucë

Po burrave t’motit që n’lufta ranë

Tu them se djem s’po lind ma nanë

Po n’oda t’botës kur t’jem i ftuem

Besë,m’njohu bota,e nderë t’kulluem

Tu tham e lashë,prozhmeve sot

Të m’shohi bota si rob pa Zot

Ti s’meriton vdekje ore faqezi

Po veq mohim nga një Shqiptari

Mjerë nana që t’leu,ishalla s’rron

Se birin-djallë,çdo nanë,mohon

Pragë,po t’ulem,me ballin tokës

S’po t’lshoj as be,as nderë të lokes

Se “s’kam as be as besë as fe”

Po jam shqiptar,por mos me pas le

Ma mirë Çeki unë sot do isha

S’më lanë mbrenë,Xhami as Kisha

Se vrava,motin e besë të Zotit

Thava dy lule,në lule të motit

Çeki,Europë e ti botë mbarë

Po the,i pabesë,mos m’thuej Shqiptar

Se çka fali Zoti,përmbi ktë dhe

E kisha dhanë për besë,atdhe

E sot prej botës,”kërkoj mëshirë”

Meritoj,përbuzje dhe e di mirë

Po falmë o botë,e i madhi ti Zot

Ju ëngjëj Çekë,që deshët ktë tokë

E dashuri e tokës time ju vrau

Për ju qau toka,Zoti vetë qau

E kush,provon ti njxerrë lot Zotit

Mallkim asht pak,i ardhtë prej lotit

(L.B)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.