Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka këkruar nisjen e inspektimit lidhur me vendimet gjyqësore të dhëna ndaj Sokol Mjacaj, autorit të dyshuar të vrasjes së çiftit të turistëve çekë, disa ditë më parë ën fshatin prekla, të Dukagjinit.
Në funksion të këtij inspektimi, mësohet se ministri Naço ka dërguar grupi inspektimit në gjykatën e Shkallës së Parë dhe gjykatën e Apelit në Shkodër.
Në shtator të vitit 2010, Sokol Mjacaj atëherë 17 vjeç, së bashku me vëllezërit Besnik dhe Edmond Kodra 28 dhe 20 vjeç, kanë torturuar dhe keqtrajtuar 13-vjeçarin Agim Lera nga fshati Pjollë i komunës së Shalës, në shtator 2010, deri sa i kanë shkaktuar vdekjen. Më pas trupin e pajetë të 13 vjeçarit e hodhën në ujërat e lumit Shalë, pranë grykës së Ndërshejit.
Për këtë vepër penale, Besnik Kodra u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa vëllai i tij Edmond Kodraj me 11 vite burg dhe Sokol Mjacaj me 10 vite burg për veprën penale “moskallëzim krimi” dhe të “vrasjes në bashkëpunim”. Nga këto, Mjacaj bëri vetëm 5 vjet burg dhe vetëm pak kohë më parë, kishte lënë qelitë.
Pikërisht vendimet që lanë të lirë të dyshuarin e vrasjes së turistëve çekë, do të jenë objekt i kontrollit të grupit të inspektimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/