“Rama dhe ‘zgjatimi’ i tij Veliaj do të betonizojnë Parkun e Liqenit”

“Rama dhe ‘zgjatimi’ i tij Veliaj do të betonizojnë Parkun e Liqenit”

73
0
Shares

Bashkia e Tiranës ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e ri, Erion Velijan se kanë plan të betonizojnë sheshin Nënë Tereza dhe Liqenin Artificial. Gjatë fjalës së tij para mediave, nënkryetari i bashkisë së kryeqytetit, Enno Bozdo deklaroi e Rama po ‘hedh’ mijëra euro për të marrë në dorë këtë institucion.
Teksa ka reaguar në lidhje me projektin e prezantuar sot nga kreu i qeverisë, për Liqenin Artificial, Bozdo tha se Rama prezantoi një konkurs fals.
“Rama prezantoi sot projektin për Liqenin. Në kulmin e fushatën elektorale Veliaj theksoi e nuk do të lejojnë asnjë të ndërtojë në këtë zonë. Sot tre javë më vonë bie ndesh me shefin e tij. Ata po nxjerrin në pah premtime të gënjeshtrat për Ramën dhe Velijan, por që Rama të vinte deri këtu, bllokoi projektet e bashkisë. Atje ku ishte parashikuar gjelbërim, Rama parashikon të ndërtojë. Atja ku parashikoheshin parqe dhe pemë, Rama betonizon. Ne kundërshtojmë me forcë këtë pseudo-konkurs. Rama dhe zgjatimi i tij, Velija do ‘godasë’ Parkun”, tha Bozdo.
Nga ana tjetër ai i bëri thirrje shoqërisë cilivile të kundërshtojë këtë projekt.
“I bëjmë thirrje shoqërisë civile, gazetarëve që të detyrohen Ramën dhe Veliaj që të tërhiqen nga betonizimi i sheshit Nënë Tereza dhe parkut të Liqenit Artificial”, përfundoi reagimin e tij Enno Bozdo.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/FOTO_GALERI_Projektet_per_hyrjen_e_Parkut_te_Liqenit_Artificial_4412_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY