Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gruaja që dorëzoi vrasësin e cekëve: Vrasësi i qetë, shikonte në TV rrethimin e policisë

06/07/2015
Gruaja që dorëzoi vrasësin e cekëve: Vrasësi i qetë, shikonte në TV rrethimin e policisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Age Koçeku, gruaja që i parapriu dorëzimit të tij rrëfen për news24 se Sokol Mjacaj, personi që vrau dy turistët cekë, erdhi në banesë dhe i kërkoi telefonin që të fliste më policinë. Ajo thotë se ishte shumë i qetë dhe nuk kishte armë me vete, ndërsa nuk i ka rrëfyer asgjë rreth ngjarjes së rëndë.

“Ka ardhur ka folur me nënën time. E shikova. Kur doli atje në rrugë krejt, i them unë ça deshe ti djalë. “Jo, asgjë”, tha edhe iku për tek apartamenti që është përballë. Hyri atje brenda, hoqi çorape, mori një palë pantofla. Edhe unë hyra brenda, veç kur fap erdhi.

“Unë dua ujë”, tha.

“Po mo sa të duash ujë. I thashë mos je ai djali që janë duke e kërkuar”?

“Po- tha- unë jam ai djali”. Duke ndenjur i thashë Pashë Zotin dorëzohu, se i mbante duart në xhepa. Unë kisha frikën time. Më shumë frikë kisha unë, ai nuk shqetësohej hiç. Pashë Zotin dorëzohu se po më bën sherr mua dhe vetes.

“Jo- tha, s’kam kurrgjë”. Se kisha frikë mos kishte ndonjë armë, që i mbante duart në xhepa dhe po më vriste. Nxori një brisk nga xhepi dhe e futi prapë. Ai ishte krejt normal, thua se s’ka ndodhur asgjë. Bile po shikonte televizor, duke parë veten, duke dëgjuar lajmet. E dëgjonte edhe policinë që i bënte thirrje”.

Më tha “a ke telefon”.

Po i thashë kam.

Mori policinë. Foli veças, i fola dhe unë dhe erdhi fill policia. S’ka vonu as 2-3 minuta se ishin të gjithë këtu.

Më tha “A ka mundësi të dalim të dy bashkë”, ky djali se më duket kishte frikë.

Po mor i them edhe dolëm të dy bashkë. Unë përpara, ai mbrapa. Kur kam dalë jashtë u kam thënë Pashë Zotin mos e përkitni se më vinte gjynah. Thosha po e kapin, Zoti e di ça po i bëjnë. Jo, jo thanë mos ke merak. E morën edhe ikën, kaq ishte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

KARABURUN/ Jet ski shkeli perimetrin e sigurisë,gjobitet drejtuesi me 500 mijë lekë

31/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

Zbulimi i madh, një ilaç me injeksion kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret

31/05/2026
Banorët e Zvërnecit dhe Pishë Poros sërish në protestë kundër projektit turistik

Rama paralajmëron konferencë për projektin në Zvërnec: Nuk ka lidhje me të pavërtetat që po qarkullojnë

31/05/2026
E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

E rrallë, kapet më shumë se 1 gr kokainë në Tiranë. Prej vitesh nuk kapet fare

31/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.