Efektivet e Komisariatit nr. 4, kanë ndaluar sot dy shtetas të dyshuar për grabitje me armë të ftohtë thike, të xhiros ditore të një karburanti në rrugën “Bardhyl”. Prej disa kohësh këta shtetas ishin në survejim nga Policia pasi dyshohen se janë autore edhe të disa vjedhjeve të tjera, si ajo e një farmacie pak ditë më parë.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se, u ndaluan shtetasit, Hektor Gjoni, 30 vjeç, banues në Bushat, Shkodër dhe Edi Xheka, 33 vjeç, banues në Bushat, Shkodër, sepse mëngjesin e sotëm, kërcënuan me një thikë punonjësin e karburantit shtetasin E. M., duke i marrë xhiron ditore. Menjëherë Policia është vënë në ndjekje të tyre duke i ndaluar ata.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasinë e lekëve, një thike dhe një kapele dhe gjithashtu po punon për dokumentimin e ngjarjeve të tjera që këta shtetas dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/