Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqia në pritje: “Atëherë i mbijetuam pushtimit gjerman!”

10/07/2015
Greqia në pritje: “Atëherë i mbijetuam pushtimit gjerman!”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria greke paraqiti mbrëmë propozimet për reforma në shkëmbim për një paketë shpëtimi nga kreditorët e saj ndërkombëtarë. Kjo është parë gjerësisht si shansi i fundit për vendin e mbytur në borxhe që të qëndrojë në Eurozonë.

“Ndarja me Eurozonën, me euron dhe me Bashkimin Evropian do t’i sillte mjerim të madh popullit grek. Megjithatë, mendoj se ata duhet të kishin vepruar ndryshe, për të mos na lënë në këtë gjendje frike dhe terrori,” thotë studenti 21-vjeçar, Janis.

Qeveria e paraqiti propozimin e saj për shpëtimin financiar të vendit në minutën e fundit. Ai do të shqyrtohej sot në një konferencë telefonike mes zyrtarit kryesor të Eurozonës, Jeroen Dijsselbloem, Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Presidentit të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi dhe shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.

Presidenti francez François Hollande u tha gazetarëve se propozimi i ri grek është serioz dhe i besueshëm. Ai tha se Greqia ka shfaqur vendosmëri për të qëndruar në Eurozonë.

Analistët thonë se sistemi financiar i Greqisë është pranë falimentimit. Bankat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri të hënën dhe tërheqja e parave lufizohet deri në 60 euro në ditë. Rradhët përpara bankomateve duken të qeta, por tensioni është i lartë.

Në tregun Varvakios të Athinës, prej shekuj tregtohen mallra nga e gjithë Greqia. Por shitësit thonë se ata kurrë nuk kanë parë kaq pak gjallëri në treg. Kufizimi i parave i ka bërë grekët të mos frekuentojnë restorantet si më parë, një nga hobet e tyre më të preferuar.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, Greqia mund të dalë nga Eurozona. Çfarë do të ndodhë më pas me çmimet, me njerëzit me Greqinë, kjo vështirë të parashikohet. Mes kësaj pasigurie paralizuese ka edhe një ndjenjë krenarie.

“Çfarëdo që të ndodhë, populli grek do të mbijetojë. Nëse ata presin një kokë, do të dalin katër të tjera. Ne i kemi mbijetuar Perandorisë Osmane dhe pushtimit gjerman. Nuk do të vdesim tani.” thotë Giannis Kasidokostas, tregtar peshku

Pesë vjetët e krizës ekonomike po i japin një tjetër moment historik Greqisë.voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

SHQIPËRIA/ Rrezikon të humbasë mbi 67 mln euro nga BE nëse nuk përshpejton reformat

20/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

Berisha: Rama sulmoi protestuesit paqësorë njësoj si Asadi në Siri! Kurrë në Europë nuk janë parë pamje të tilla

20/04/2026
Bashkia Gjirokastër dhe kryetari Golemi reagojnë: Asnjë rast me HIV/AIDS në institucion. Jemi mirë

GJIROKASTËR/ Lajmi për infektim me SIDA në bashki, procedohet penalisht 33-vjeçari

20/04/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS/ Balla për mungesën e Spiropalit në votim, nuk e diskuton në grup: Analiza në fund të sesionit

20/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.