Tiranë, shmanget hedhja në erë, çaktivizohen 600 gr lëndë eksplozivi në një...

Tiranë, shmanget hedhja në erë, çaktivizohen 600 gr lëndë eksplozivi në një automjet

71
0
Shares

Një automjet të cilit i ishte vënë 600 gr lëndë eksplozivi ka arritur të çmontohet në kohë, pa shpërthyer. Rasti në fjalë është regjistruar sot rreth orës 10:00 në rrugën ‘Thoma Hoxhaj’ në Kombinat.
Mësohet se poshtë mjetit ishte vendosur një letër e lidhur me natriban. Kjo ngjarje ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit, e cila u nis me urgjencë drejt vendit ku ishte parkuar mjeti tip “Fiat” me targë AA 021 HD.
Nga informacionet paraprake, mjeti ishte marrë me qera nga 31-vjeçari Ervis Imeri nga Tepelena.
Në vengjarje ka mbrritur menjëherë policia ku është vendosur perimetri i sigurisë si dhe janë njoftuar njësia antieksploziv e RENEAS, ku është bërë çaktivizimi i pakos, ku brenda saj kishte 3 kallepe tritol 200 gramsh, kapsolle detonatore, si dhe dy bateri 9 volt me paketën elektronike. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY