Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Miku i Isa Çopës, sms: Do të çojmë edhe ty në Currila

12/07/2015
Miku i Isa Çopës, sms: Do të çojmë edhe ty në Currila
Share on FacebookShare on Whatsapp

Historia e ish-oficerit të lartë të SHISH Isa Copa rezulton të jetë e shtrirë në shumë persona dhe shumë interesa edhe pas 4 vitesh nga koha kur ai u ekzekutua në mënyrë makabre në Currila në Durrës. Gazeta shqip shkruan sot se shoku i tij, me inicialet H.B. ka marrë dy mesazhe kërcënuese nga persona që nuk i identifikon dot.

Ish-oficeri, i cili dha dorëheqjen nga puna pas vdekjes së shokut të tij, Isa Çopa, ka marrë dy sms, i pari që i kërkon të dalë në një takim me shkruesit e mesazhit. Kur ky nuk ka bërë atë që i thonë, mesazhi i dytë është kërcënues: “Pse nuk dole? Ne e dimë se çfarë ke bërë dhe prandaj fshihesh? Do të të bëjmë dhe ty atë që i bëmë shokut tënd në Currila”.

Por historia bëhet më dramatike kur H.B deklaron se ka qënë në prokurori, por atje nuk ia kanë pranuar kallëzimin, sipas tyre për shkak të mungesës së provës.

Isa Çopa ka drejtuar sektorë të shërbimit sekret në Durrës në detyrën e nëndrejtorit të degës, derisa u gjet i djegur në tetorin e vitit 2011 në një makinë në Currila, pasi ishte mbytur me parë me mjete të forta.

Hetimet për varsjen e tij vijuan deri në pranverën e vitit të kaluar kur Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi ta pezullojë këtë çështje, në pamundësi për mbledhjen e provave të reja, sipas saj.

Më parë, hetimet janë ndjekur nga Prokuroria e Durrësit, dhe pas urdhrit të kryeprokurorit Adriatik Llalla, çështja u kalua te Krimet e Rënda.

Në një raport mjekoligjor të ekspertëve gjermanë të përfshirë në këtë hetim thuhej qartë se Isa Çopa është vrarë. “Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe në grahmat e fundit të jetës është vendosur në makinë, të cilës i kanë vënë flakën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026
Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.