Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PERGJIMI I TELEFONAVE/ SHISH negocoi një program përgjimi për telefonat smart në Shqipëri, Remote Control System Galileo

12/07/2015
PERGJIMI I TELEFONAVE/ SHISH negocoi  një program përgjimi për telefonat smart në Shqipëri, Remote Control System Galileo
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prej tetorit të vitit 2013, një kompani e huaj ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me disa zyrtarë shqiptarë të interesuar për të blerë prej saj programe kompjuterike të afta për të përgjuar kompjutera dhe telefona të gjeneratës së fundit, smartphonë. Programi i quajtur Remote Control System Galileo është projektuar për të sulmuar, infektuar dhe monitoruar një numër tepër të madh kompjutersh dhe smartfonësh vjedhurazi. Ai i lejon përdoruesit që të mbledhë fshehurazi të dhëna nga të gjitha sistemet operative të përdorura si Windows XP, Vista, Windows 7 dhe 8, Mac OS dhe Linuks.Në lidhje me smartphon-ët ai mund të monitorojë dhe përgjojë iPhone-t, Symbian që përdor Nokia, Blackberry, Adroid –ët dhe telefonat Windows 8. Pasi objektivi është infektuar nga ky program, Remote System Control Galileo lejon hyrjen në aparat dhe marrjen e informacioneve të shumllojshme. Këtu përfshihen të dhënat dhe komunikimet nga nga Skype, Facebook, Twitter, WhatsApp, Viber, Line etj. Programi përgjon gjithashtu në të gjitha gjuhët e tastierave kompjuterike apo të telefonave, zbulon vendndodhjen e tyre, u kopjon fotografitë, mikrofonat, pra bisedat dhe kamerat. Në mënyrë të padukshme ky program arrin të depërtojë edhe sistemet e mbrojtëse më të njohura. Wikileaks ka zbuluar se si ky program iu propozua Shërbimit Informativ Shtetëror. Mësohet se propozimi erdhi nga një drejtori brenda SHISH. Por sic tregon Wikileaks, bisedimet kishin nisur më herët. Kontaktet mes kompanisë Hacking Team, që e dispononte atë kishin nisur prej tetorit të vitit 2013 mes drejtuesve të saj dhe një zyrtari shqiptar me inicialet E.D. Negociatat vijojnë mes E.D dhe përfaqësuesve të kompanisë. Por në dhjetor të 2013 –ës pjesë e tyre bëhet edhe një punonjës i shërbimit informativ me inicialet E.L. Në këmbimin e e –maileve mes tij dhe një përfaqësuesi të HackinTeam, punonjësi i SHISH thotë se Shërbimi Informativ kishte pranuar parimisht që të shihte një prezantim të programit, në fillim të vitit 2014. Disa përfaqësues të kompanisë mbërrijnë në Tiranë në shkurt të vitit 2014 për t’a prezantuar projektin. E –mailet e Wikileaks japin detaje për udhëtimin e përfaqësuesve të kompanisë, akomodimin e tyre në Hotel Tirana dhe largimin nga Shqipëria. Ato tregojnë gjithashtu se mes kompanisë dhe pikave të kontaktit në Shqipëri ka patur edhe telefonata. Përmbajtja e tyre nuk bëhet e ditur. TV Klan mësoi se pas shumë muajsh negociata, të cilat vijuan edhe në vitin 2015, SHISH refuzoi ta blinte super –programin e përgjimeve. Arsyeja: ai ishte i kushtueshëm dhe SHISH nuk mund ta përballonte. Në dokumentat e publikuar nga Wikileaks thuhet se të interesuar për këtë program ishin zyrtarë të qeverisë. Por në e –mailet e siguruar deri tani nuk ka shumë detaje rreth kësaj. Nuk është e qartë nëse negociata do të vijojnë me kushte të tjera që mund të kërkojnë ulje të cmimit. Nëse programi do të blihej, asnjë nga kompjuterat apo celularët nuk do të ishte më i sigurtë. tv klan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.