Është një vend në Sicili ku ndeshja Itali- Shqipëri po pritet në mënyrë krejtësisht të vecantë dhe ky është “Lugina e Shqiptarëve”.
“TG R” ka realizuar një kronikë në “Piana degli Albanesi”, në prag të këtij takimi. Pritjen emocionuese të kësaj përballje e dëshmon dhe biseda me këto fëmijë:
– Me zemër ne jemi edhe me Shqipërinë dhe me Italinë.
– Po prindërit per kë bëjnë tifo në shtëpi?
– Ehh
– Sa del ndeshja?
– Ndeshja përfundon në barazim
Ndërsa mësuesja e institutit “Skënderbeg”, Sara Riolo, shprehet se të premten do të mirëpresin futbollistët e kombëtares shqiptare. “Ne, praktikisht, nuk e dimë për kë të bëjmë tifo”, – tregon ajo.
“Piana degli Albanesi” është nje nga qendrat e arbëreshëve në Siçili dhe një nga bazat e diasporës shqiptare. Për këtë arsye, Xhovani Bovi, Presidenti i Këshillit Komunal, shprehet se për një ditë e gjithë zona do të bëhet një dhe do vishet me të kuqe, ashtu si flamuri Kuq e Zi.
Një nga arbëreshët e italisë shprehet se ata do të jenë bashkë me tifozat kuq e zi në stadium për të bërë tifo për skuadrën e vendit të origjinës. “Ne shpresojmë që kjo të ndodhë”, – shprehet ai.
Takimi i fundit Itali-Shqipëri ka qenë një miqësore e luajtur në Xhenova në vitin 2014, e cila është fituar nga të kaltrit 1-0 me gol të Okaka. vizonplus
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/