Zgjedhjet vendore mesa duket do të penalizojnë turizmin shqiptar këtë vit. Sipas Shoqatës Shqiptare të Turizmit, në shumë zona bregdetare pushteti vendor nuk funksionon, ndërsa ka probleme me pastrimin, energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm. Po ashtu, shqetësuese është edhe mungesa e kapaciteve akomoduese.
Zak Topuzi, presidenti i Shoqatës së Turizmit thotë se kjo nuk është situatë e favorshme, tranzicioni i zgjedhjeve ka bërë që një pjesë e mirë e pushteteve lokale mos të jenë funksional. Në jug një pjesë e fshatrave nuk kanë ujë, kanë mbeturinë. Nuk funksionon procesi zinxhir i mbledhjes së mbeturinave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/