Arrestimet e para të anëtarëve të bandës së Admir Tafilit janë bërë në shkurt të vitit 2015. Por procesi hetimor ka dokumentuar lidhjen mes tyre në veprimtarinë kriminale.
Në përfundim të hetimeve rezulton e provuar se me porosi të shtetasit Admir Tafilaj ndodhën këto ngjarje:
Më datë 25.06.2014 është kryer vrasja e shtetasit Brahim Mani në Shkodër nga shtetasi Kristi Pine.
Gjatë nëntorit të vitit 2014 shtetasi Kristi Pine ka marrë porosi nga shtetasi Admir Tafilaj për të vrarë shtetasin Leonard Murataj, kundrejt një shume prej 50.000 euro. Shtetasi Leonard Murataj është ekzekutuar më pas nga persona të tjerë në qytetin e Durrësit.
Më datë 04.09.2014 me porosi të shtetasit: Adrian (Isuf) Uzuni, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Edmond Çakmashi.
Më datë 04.12.2014 nga shtetasi Fatos Koka i është dhënë porosi shtetasit Kristi Pine për të vrarë shtetasin M. L. për shkak të një konflikti pronësie të ndodhur në vitin 2010 në qytetin e Tiranës midis shtetasit M. L. dhe fisit Koka.
Gjatë hetimeve paraprake janë arrestuar shtetasit:
1. Kristi Jovan Pine, lindur dhe banues ne Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.
2. Alfred Shefqet Qefalia, lindur dhe banues në Farkë e Vogël , Tiranë , i dënuar më parë për “vjedhje me arme”
3. Aleksander Ridvan Gora, lindur dhe banues në Pogradec , i dënuar me parë për “Vrasja në rrethana të tjera cilësues ndaj punonjësit të Policisë”e mbetur në tentative.
4. Dhimitër Bujar Zito, lindur dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë.
Në përfundim të hetimeve është bërë e mundur ndalimi i shtetasve:
5. Admir Tafilaj, 39 vjeç, lindur dhe banues ne Shkodër, i dënuar me burgim të perjetshem. Aktualisht vuan dënimin në I.E.V.P. Bradashesh si i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 78/2 e 22, 80, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penale
6. Elson Merdani, 32 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, , i padënuarmë parë dhe është i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”të shtetasit Leonard Murataj, kryer në bashkëpunim , “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 78/2 e 22, 80, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penale.
7. Adrian (Isuf) Uzuni, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasjes me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2 e 22, ,278/5 , 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal. Ky shtetas është arrestuar në Torino , Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.
Në kuadër të Procedimit Penal, viti 2011, i rifilluar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është bërë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit për ndalimin e shtetasit:
8. Albano Beqiraj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasjes me paramendim, për motive hakmarrje, kryer ne bashkëpunim, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 78/2 e 22 të K.Penal në dëm të shtetasit M. L.
9. Më datë 11.07.2015 në kuadër të këtij procedimi, u ndalua shtetasi Fatos M. Koka.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit:
10. Dritan Peksani, 25 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër i padënuar më parë, si i dyshuar për veprat penale “Vrasjes me paramendim”, të shtetasit Brahim Mani, kryer në bashkëpunim, kryer në bashkëpunim, “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”të parashikuara nga nenet 78/2, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Vazhdon puna në bashkëpumin dhe me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, për kapjen e tre anëtarëve të tjerë të dyshuar të këtij grupi kriminal.
Ata janë shtetasit me inicialet J.G., K.XH. dhe F.G.
Grupi kriminal ka patur tendencë për kryerjen e veprave penale si: “Trafikimi i narkotikëve”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Vrasjes me paramendim “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 283/a, 278/a , 78/2 e 22, , 278/5 , 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/