Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN FUGA/Këtu, politika e mund edhe shkencën

15/07/2015
ARTAN FUGA/Këtu, politika e mund edhe shkencën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nuk eshte ndonje merite te aprovosh nje projektligj per arsimin e larte duke perfituar nga fakti rastesor dhe i perkohshem se ke pushtetin ne dore ne nje komision parlamentar dhe ke shumicen atje.

Mua me vjen vetem keq per ata deputete qe ndryshe flasin kur jane ne nje lloj intimiteti personal miqsh dhe kolegesh dhe ndryshe votojne apo flasin kur vjen casti i vendimit.

Poqese keta te fundit do te kishin votuar ne perputhje me mendimet e tyre te trembura, shumica do te ishte ndryshe ne ate komision.

Dhuna eshte ushtruar me se pari ndaj tyre.

Por, une i mirekuptoj, ne fakt statusi i deputetit nuk eshte fatkeqesisht vecse nje emer ne listen qe vendos partia, ndonese eshte veshtire te dish se cfare eshte nje parti sot.

Partia te flak ne kosh nese e merzit…

Te nxirrja emrat e atyre deputeteve qe thone nje mije e nje kritika ndaj projektligjit qe votuan te bindur si ushtare ne komision do te perbente nje skandal.

Une nuk do ta bej kete ne castin e tanishem sepse i respektoj dhe nuk e tradhetoj mirebesimin e tyre.

Disa prej tyre edhe na u luten per t’i mirekuptuar se nuk mund t’i shprehnin mendimet e tyre te verteta ne publik, ne media, dhe nuk vinin dot as ne nje emision televiziv.

I mirekuptuam perseri.

Duhet falur ai qe eshte i dobet.

Shpresa mbetet qe nje dite dinjiiteti i humbur do te kerkoje ta ngreje koken.

Por e di qe ata ziejne perbrenda sepse i kane keqperdorur, ose sikurse thoshte me te drejte, z. Bashkim Fino, i kane bere budallenj per disa interesa qe luhen pas kurrizit te studenteve dhe familjeve te tyre.

Numri nuk eshte kriter i se vertetes, shpesh eshte e kunderta, shumica e erresuar nga forca e numrit bie ne gabime njerit pas tjetrit.

Une kam frike sinqerisht nga marrezia e madheshtise, sikurse shprehej Erazmi i Roterdamit.

Nje perversitet nuk behet vlere nga fakti se ne nje dhome ka me shume nga ata qe detyrohen t’i thone derrit daje, sesa nga ata qe e dallojne derrin nga daja dhe dajen nga derri.

Intelektuali eshte mesuar te luftoje vetem ose ne pakice ose te jetoje me humbjen qe nuk ja lekund as nje fije idene e se vertetes.

Merr kenaqesi nga humbja dhe moskuptimi qe i ben pushteti politik, i parase, apo autoriteti pa argumente.

Duket sikur eshte gjeja me e lehte per t’a bere te dhunosh mendimin intelektual.

Duket sikur eshte gjeja me e lehte qe logjiken ta zevendesosh me forcen.

Nuk kam pasur kurre asnje iluzion per kete.

Por filozofia dhe historia, morali, me kane bere te patundur ne bindjen qe logjika ne fund fiton mbi dhunen.

Pasojat e projektligjit mbi arsimin e larte do t’i vuaje mbi supe shoqeria, kombi, rinia, familja shqiptare qe do te paguajne per te blere letra pa vlere, paguar sa qimet e kokes, dhe bota shqipare qe do te vazhdoje te zhytet thelle e me thelle ne erresiren e padijes dhe te manipulimit ideologjik.

Politika ne ate komision e mundi shkencen me forcen e dhunes ligjore.

Ajo vertetoi se vullneti politik dhe e verteta nuk eshte kollaj te bejne shkesi. Kjo dihet.

E pastaj ???

Shkenca eshte mundur edhe atehere kur i imponuan qe te pohonte se ishte Dielli qe rrotullohej rreth Tokes.

Por fundi dihet…

E presim kohen me gezim dhe qetesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

Vrasja në Podgoricë, në kërkim autori i dyshuar – publikohet fotografia

21/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

DETAJET/ Ngjarja e rëndë në Memaliaj, si ndodhi vrasja, edhe një i plagosur rëndë

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

LISTA/ SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro të Agasit, Beqirit, Karçanaj etj

21/04/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

SPAK dhe BKH sekuestrojnë pasuritë e grupit të AKSHI, mes tyre vila, skafi dhe miliona euro

21/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.