Parlamenti miratoi gjatë natës midis të mërkurrës dhe të enjtes, planin e reformave të Aleksis Tsipras me 229 vota pro, 64 kundër dhe 6 vota abstenim.
Me këtë votim pro marrëveshjes, Athina miratoi planin e parë të reformave urgjente të vendosura nga Eurogrupi.
Kryeministri grek Aleksis Tsipras votoi “po”; ndërsa kundër votuan shokët tij të partisë Syriza, si Yanis Varoufakis, ish-Ministri i Financave dhe Zoe Kostantopoulou, Kryetari i Parlamentit.
Vendimi erdhi pas një dite të gjatë e cila kulmoi dhe me dorëheqjen e zv. Ministres së Financave, Nadia Valavani. Ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes, në sheshin ‘Sintagma’, protestues të shumtë u përleshën me forcat e policisë, duke bërë thirrje kundër miratimit të marrëveshjes nga parlamenti.
Për Tsipras vota ishte një testim mbi mbajtjen e maxhorancës me postulatin “Ose votojmë bashkarisht të gjithë ‘Po’, ose ndryshe qeveria bie”.
Votimet nxorrën në dukje ndarjen e Syrizas, me 32 vota kundër dhe 6 abstenim. Pavarësisht miratimit të marrëveshjes nga parlamenti grek, tronditjet brenda partisë së kryeministrit janë bërë të forta. Ndërkohë që grupi parlamentar i tyre është i përbërë nga 149 deputetë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/