Prostituta nga Shqipëria, Nigeria, Vietnami dhe Rumania, mbushin tregun britanik

Prostituta nga Shqipëria, Nigeria, Vietnami dhe Rumania, mbushin tregun britanik

165
0
Shares

Goditja e një bande që kishin trafikuar qindra vajza për prostitucion dhe punë të rënda nga Hungaria në Britani, ka zbuluar faktin se shumica e këtyre vajzave vinin edhe nga Shqipëria
Sipas një raporti të publikuar nga “Businessinsider”, mbi 13 mijë viktima të skllavërisë moderne në Britaninë e Madhe janë të detyruara të punojnë në ndërmarrje dhe në bujqësi, janë shitur për prostitucion nëpër shtëpi publike apo mbahen si shërbyese nëpër shtëpi. Shumica e tyre vijnë nga Shqipëria, Nigeria, Vietnami dhe Rumania.
Industria globale e trafikut të femrave dhe prostitucionit mendohet se gjeneron afro 150 miliardë dollarë fitime në vit.
Britania kaloi një ligj të ri në mars që ashpërson dënimet kundër trafikantëve dhe për të mbrojtur popullin nga rreziku për t’u robëruar, shkruan “Indipendent”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY