Greqi, përleshen shqiptarët me grekët në burgun e Patras, 7 të plagosur

Greqi, përleshen shqiptarët me grekët në burgun e Patras, 7 të plagosur

55
0
Shares

Shtatë të burgosur shqiptarë dhe grekë janë plagosur në burgun Shën Stefano në Patra të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtës ku dy grupe të burgosurish shqiptarë dhe grekë janë përleshur me njëri-tjetrin.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes 3 grekëve dhe 4 shqiptarëve. Është dashur ndërhyrja e zyrtarëve të burgut për ti ndarë grupet qe po përlesheshin.
Të shtatë të plagosurit u dërguan në spital për të marrë mjekimin e duhur dhe për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore. Konfirmohet nga autoritetet greke se asnjëri prej tyre nuk ka marrë plagë serioze që mund ta vinte në rrezik për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e përleshjes, ndërkohë administrata e burgut po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY