Defekt në tragetin e linjës Ancona-Durrës, qindra pasagjerë në pritje që mbrëmë

Defekt në tragetin e linjës Ancona-Durrës, qindra pasagjerë në pritje që mbrëmë

93
0
Shares

Qindra qytetarë shqiptarë dhe disa të huaj, kanë mbetur të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në portin e Anconas në Itali.
Trageti që u nis drejt Durrësit, mbrëmjen e së shtunës në orën 19.00, një orë më pas, për shkak të një defekti në motor, është rikthyer në portin e Anconas.
Që nga mbrëmja e djeshme udhëtarët vazhdojnë të qëndrojnë në Ancona edhe pse ata duhet të kishin mbërritur sot në mëngjes.
Gra, fëmijë dhe të moshuar vazhdojnë të presin në traget dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje se kur mund të nisen drejt Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY