Një tragjedi ka ndodhur në familjen shqiptare, pasi e bija humbi jetën në përpjekje për të kaluar në mënyrë ilegale kufirin drejt Greqisë.
Familja shqiptare, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike, vendosi që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin pasi kishin mësuar se në zonën e Kalambaki kërkonin punëtorë.
Ngjarja e rëndë ka prekur çiftin shqiptar, babanë 39-vjeçar dhe nënën 36-vjeçare.
Dy bashkëshortët bashkë me vajzën e tyre 14-vjeçare, nisën nga Korça udhëtimin që do përfundonte në mënyrë tragjike.
Dy ditë më parë që të tre u nisën nga juglindja e Shqipërisë dhe arritën të futen në territorin grek, raportojnë burime zyrtare nga policia greke.
Familja kaloi zonën kufitare nëpër monopate dhe u ndal diku në Grevena, pranë urës së vendit të quajtur Elefterohorio, për t’u freskuar pak në lumin Venetiko, një ndër përrenjtë më të mëdhenj të zonës së Aliakmona.
Vajza 14 vjeçe u zhyt në ujin e lumit për t’u freskuar nga vapa, por rrëmbesa e ujit bëri që ajo të mos ia dalë. Prindërit nuk mundën dot të shpëtonin vajzën e tyre, trupi i të cilës u nxor pak më vonë nga lumi.
Trupi i vajzës u gjet i pajetë dhe u dërgua në spitalin e përgjithshëm të Grevenasë.
Prindërit i rrëfyen policisë se u detyruan të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin, për shkak se donin të jetonin e të punonin në Greqi, pasi kishin dëgjuar se në Kalamaka po kërkonin njerëz për punë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/