Plagosja te “Don Bosko”, përplasja e grupeve rivale për pazaret e prishura...

Plagosja te “Don Bosko”, përplasja e grupeve rivale për pazaret e prishura të drogës

65
0
Shares

Prishja e pazareve të drogës jashtë Shqipërisë dyshohet se është motivi i ngjarjes së dy ditëve më parë në zonën e Don Boskos, ku u përplasën me armë dy grupe. Në këtë shkëmbim zjarri mbeti e plagosur dhe 29- vjeçarja, Rezarta Laknori.
Policia ka dyshime se objektiv ka qenë i arrestuari Kreshnik Budlla. Sipas grupit hetimor ai kishte pak ditë që ishte kthyer nga Spanja,ku kishte vuajtur disa vite burg për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Për të njëjtën akuzë 41 vjeçari rezulton i dënuar në Itali. Policia dhe prokuroria kanë arritur të rindërtojnë dhe dinamikën e ngjarjes nga dëshmitë e marra dhe kamerat e sigurisë së lokalit ku ndodhi përplasja.
Në filmime kane qene dy persona ende të paidentifikuar që janë afruar në tavolinën ku ishin të ulur Kreshnik Budlla, Rinal Budlla, Alfred Levani dhe Sh. H., person i cili rezulton më parë i dënuar për grabitje.
Dy shtetasit ende të paidentifikuar janë larguar nga lokali për tu rikthyer disa minuta më vonë duke qëlluar më pistoleta në drejtim të tavolinës ku ndodhej objektivi.
Mësohet se 41-vjecari i është përgjigjur zjarrit dhe ky ka qenë momenti ku është plagosur gabimisht 29-vjeçarja, e cila ndodhej në lokal së bashku me burrin dhe fëmijën e tyre vetëm disa muajsh.
Të arrestuarit nuk kanë pranuar të flasin duke u shprehur se nuk i njohin personat më të cilët patën debat.
Policia dhe prokuroria e Tiranës  dyshohet se pas ngjarjes fshihen konfliktet e vjetra në prishjen e pazareve të drogës në Spanjë dhe Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY