Ja si mund të përfitojnë leje qëndrimi azilkërkuesit në Gjermani

Ja si mund të përfitojnë leje qëndrimi azilkërkuesit në Gjermani

49
0
Shares

Agjensia e punësimit federal në Gjermani  ka propozuar njw ide se azilkërkuesit e kualifikuar mund të pajisen me  leje qëndrimi nëse sigurojnë një kontratë pune të qëndrueshme dhe me një pagë mujore mbi 4 mijë euro. Ndër këta azilantë mund të jenë mjekë, inxhinierë apo profesionistë tjerë. Gjithashtu,  sipas kreut të agjensisë së punësimit në Gjermani, Raimund Beker, profesionistët që janë azilkërkues mund të ndryshojnë statusin dhe të integrohen në një status tjetër.
Por ky propozim duket se nuk është mbështetur nga qeveria gjermane.  Sekretari i Shtetit u shpreh për këtë propozim, se kjo mund të sjellë abuzime me procedurën  e azilit, e si pasojë do të sillte rritje të numrit të azilkërkuesve. Sipas Sekretarit të Shtetit, kjo do të thotë të përzihet procedura e azilit me kartën blu, ndërsa në Gjermani, sistemi i azilit është i ndarë në mënyrë strikte nga opsionet e tjera të imigracionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY