Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Ligji i ri, atentat fashist. Do të zhbëjmë atë që bëri Rama kur të vijmë në pushtet

20/07/2015
Basha:  Ligji i ri, atentat fashist. Do të zhbëjmë atë që bëri Rama kur të vijmë në pushtet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Menjëherë pas votimit në Komisionin Parlamentar të Arsimit ku u votua Pr/ligjit  “Për Arsimin e Lartë”, ka reaguar kreu i PD-së, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Sipas tij, Rama ka detyruar votimin bllok të pr/ligjit për arsimin.
Pr/ligji “Për Arsimin e Lartë” sipas Bashës është një akt armiqësor kundër të rinjve që  do të rrisë tarifat dhe që studentët në universitetet publike nuk do të kenë mundësi të paguajnë tarifat që do të miratohen nesër në seancën e posaçme parlamentare për të votuar këtë ligj. Ai e cilësoi atë si një “atentat fashist” që kërkon t’i mbyllë gojën studentëve dhe akademikëve.
Ky projektligj, sipas Bashës mbështetet në interesa klienteliste,  pasi ky i hap rrugë shit-blerjes së diplomave. Projektligji barazon tarifat e universiteteve shtetërore me ato private.
 “Mënyra e re e financimit të universiteteve publike, rritja e tarifave dhe ndarja e buxhetit edhe për universitetet private do të vënë drejtpërdrejtë në rrezik ekzistencën e universiteteve publike, duke çuar në mbylljen e filialeve të tyre në rrethe. Do të jetë kryeministri ai që do të fusë dorën në arkën e shtetit dhe do të dorovisë arsimin sipas klientelave”, tha Basha.
Gjithashtu, kreu i PD-së tha se  kriteri i vetëm për t’u pranuar në universitet do të jetë mundësia ekonomike dhe të vetmit që do të ndjekin studimet e larta do të jenë ata që kanë para.Basha tha se ky projektligj cënon autonominë  e botës akademike, pasi është qeveria ajo që cakton tarifat dhe kuotat. Në mbyllje të fjalës së tij, Basha tha se PD do të bëjë luftë pa kompromis ndaj Pr/ligjit abuziv dhe se do të bëjë gjithçka për të zhbërë atë që ka bërë Rama dhe për të ndërtuar projektin e saj bashkë me studentë e pedagogë sapo qytetarët t’u besojnë votën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

23/04/2026
Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

23/04/2026
Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.