Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ Greqia, nga sot jeta më e shtrenjtë – rritet ndjeshëm TVSH-ja

20/07/2015
ANALIZA/ Greqia, nga sot jeta më e shtrenjtë – rritet ndjeshëm TVSH-ja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rritja e TVSH-së ishte një nga kushtet e kreditorëve për hapjen e negociatave për një paketë të tretë ndihmash
 
Pas tri javësh mbylljeje të detyruar Greqia hap sot përsëri bankat. Por kontrollet e kapitalit vazhdojnë të mbeten megjithatë në fuqi. Në të njëjtën kohë po shfaqen dhe do të ndihen për popullsinë edhe pasojat e para të masave të reja të kursimit, si rritja e ndjeshme e TVSH-së për shumë mallra dhe shërbime të jetës së përditshme.
Bankat presin që ditët e ardhshme do të ketë radhë e gjata, por jo probleme madhore.
Shefja e Shoqatës së Bankave, Louka Katseli, u bëri thirrje grekëve që t’i depozitojnë paratë e tyre përsëri në llogaritë e tyre bankare. Kështu mund të forcohet likuiditeti i ekonomisë, tha ajo në kanalin televiziv Skay.
Nga frika e një falimentimi shumë grekë i kanë tërhequr paratë e tyre nga bankat dhe preferojnë t’i mbajnë ato në shtëpi, gjë që përbën rrezik për bankat.

Rritje çmimesh dhe shtrenjtim
Jeta e përditshme duket se do të bëhet më e shtrenjtë, për shkak të rritjes së TVSH-së nga 13 në 23 për qind për ushqime të caktuara, për restorantet dhe për transportin publik. Ky ishte një nga kushtet e kreditorëve për hapjen e negociatave për një paketë të tretë ndihmash në miliarda.
Për të përgatitur paketën e re të reformave kryeministri Tsipras riorganizoi kabinetin e tij, sepse disa ministra refuzuan të votonin në parlament pro marrëveshjes me erogrupin. Miratimi i reformave u arrit vetëm falë mbështetjes së Tsipras nga opozita. Këtë javë në parlament pritet një votim tjetër për paketën e reformave.
Ministri i ri i Punës, George Katrougalos, njoftoi menjëherë pas betimit, të shtunën se Greqia do të zhvillojë bisedime të forta për programin e ri të kredive. “Qëllimi ynë nuk është thjesht të pranojmë marrëveshjen, ne jemi të vendosur për të luftuar për kushtet e marrëveshjes. Greqia synon që marrëveshja të ketë sa më shumë elemente sociale. Ministri Katrougalos është përgjegjës për reformën e pensioneve që kërkojnë kreditorët.
 
Mbështetje e madhe në radhët e popullsisë
Pavarësisht kthesës në qëndrimin ndaj kreditorëve dhe eurogrupit Cipras vazhdon të ketë vlera të larta miratimi në sondazhe. Kështu në zgjedhjet e parakohëshme në shtator ose tetor për të cilat foli ministri i Brendshëm, Nikos Voutsis, ai mund të fitojë sipas sondazheve edhe një shumicë absolute.
Në rezultatet e botuara në gazetën me drejtim të majtë “Efimerida ton Syntaknon” partia e tij Syriza kishte shënuar 42.5 për qind të votave, pra rreth gjashtë për qind më shumë se në zgjedhjet e janarit. Në atë kohë Tsipras i mungonin dy mandate.
Partia më e madhe opozitare Demokracia e Re mund të fitojë për momentin vetëm 21.5 për qind të votave.
Përveç kësaj, 70 për qind e të anketuarve u shprehën në favor të programit të ri të ndihmës, nëse Greqia mund të mbetet në këtë mënyrë në eurozonë.

(DW)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

23/04/2026
Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Të shtëna me armë zjarri në Laç, babai me 2 djemtë sulmojnë makinën

22/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

Arrestohen 2 magazinierë për vjedhjen e 40 mijë kg kafe

23/04/2026
Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

Rama për marrëveshjen detare me Greqinë: Synojmë zgjidhje brenda vitit

22/04/2026
Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

Rama rikuperon Belerin në Greqi, nga ‘maskara’ e konsideron rast unik

22/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.