Një grup azilkërkuesish shqiptarë janë sulmuar për herë të parë nga grupe radikale në Gjermani. Disa banorë të zonës në fshatin Sukow-Marienhof, rreth 180 km në veri të Berlinit kanë sulmuar një grup azilkërkuesish me orogjinë shqiptare dhe egjiptianë. Sipas policisë gjermane, azilkërkuesit kishin marrë pjesë në një festë lokale dhe kjo ka irrituar sulmuesit, të cilët mendohet të jenë pjesë e një grupi të ekstremit të djathtë në Gjermani. Policia gjermane tha se është vënë në këkrim të 5 personave të dyshuar për sulmin ndaj azilkërkuesve.
Për të normalizuar gjendjen, policia ka ndërhyrë menjëherë me gaz lotsjellës duke shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa ka marrë në mbrojtje azilantët që u sulmuan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/