FOTO/ Itali, dy adoleshentët shqiptarë e vranë bashkatdhetarin për një femër maqedonase

FOTO/ Itali, dy adoleshentët shqiptarë e vranë bashkatdhetarin për një femër maqedonase

57
0
Shares
Ismaele Lulli

Dy të rinj shqiptarë të dyshuar për vrasjen e 17-vjeçarit Ismail Luli janë marrë në pyetje nga policia italiane. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar banues në Urbania dhe një 19-vjeçar banues në Vado, që të dy persona të njohur me viktimën. Dy shqiptarët kanë vendosur të bashkëpunojnë me drejtësinë dhe duket se kemi të bëjmë me një vrasje si në ato të videolojave nisur nga mizoria.
Motivi që ka shtyrë dy të rinj të vrasin bashkatdhetarin e tyre në mënyrë mizore duke se është xhelozia. Në qendër të masakrës duket se është një vajzë 19 vjeçe nga Maqedonia, e cila njihet Ismailin. 19-vjeçares gjithashtu i është dërguar një mesazh i çuditshëm nga telefoni i Lulit ku shkruhet: Dua të ndryshoj jetën, do të iki në Milano. Mos më kërko!
shqipo1Policia ka kontrolluar makinën e nënës së njërit prej autorëve të dyshuar, ku mund të gjendet të dhëna se Ismaili është transportuar me atë makinë. Priten rezultatet e autopsisë për të vërtetuar një gjë të tillë.
Hetuesit kanë gjetur dy çanta shpine me njolla gjaku në pyllin ku u gjet trupi i 17-vjeçarit dhe sipas tyre kemi të bëjmë me një vrasje të paramenduar. Jo vetëm kaq, por ka dyshime se në vrasje mund të jenë përfshirë dhe persona të tjerë.
shqipoStudenti i vrarë jetonte në Vado me nënën dhe motrën e tij të vogël. Ai u zhduk më 19 korrik dhe në mesazhin e fundit të dërguar nënës së tij shkruante se donte të shkonte në Milano për të ndryshuar jetën e tij dhe kërkonte që të mos e shqetësonin.
Hetuesit dyshojnë se ai mesazh mund të jetë dërguar nga autorët e krimit. Ai u gjet me duar dhe këmbë të lidhura dhe fyt të prerë. Vrasja e Ismailit është e ngjashme me ekzekutimet e ISIS, pasi prerja në fyt është aq e thellë sa që koka gati është e shkëputur nga trupi.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Itali_dy_adoleshente_shqiptare_masakrojne_bashkekombasin_e_tyre_5064_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY