Prishen shtëpitë e Unazës së Madhe, banorët kërcënojnë për azil në Gjermani

Prishen shtëpitë e Unazës së Madhe, banorët kërcënojnë për azil në Gjermani

102
0
Shares

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e disa objekteve pranë Pallatit me Shigjeta ku do të kalojë Unaza e Madhe. Shumica e shtëpive që preken nga shembja i përkasin familjeve rome të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, pasi ende i kanë në proces legalizimi. Ata nuk janë të bindur se do shpronësohen për ndërtesat që do t’u prishen duke kërcënuar se do të ndërmarrin veprime ekstreme nëse do t’u prishen shtëpitë.
“Po na nxjerrin në rrugë. Nuk kemi ku të shkojmë. Jemi në proces legalizimi po askush nuk do të na shpronësojë”-shprehen banorët.
Të gjendur përballë një situate të tillë, banorët pohojnë se e vetmja mundësi që ka mbetur është largimi drejt Gjermanisë, pasi sipas tyre shteti po i nxjerr në mes të katër rrugëve. Veç kësaj, më shumë se gjysma e banorëve të kësaj zone, që preken nga shembja e shtëpive, kanë ikur për të kërkuar azil në Gjermani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY