Shqipëria, e parafundit për kontributin në NATO

Shqipëria, e parafundit për kontributin në NATO

51
0
Shares

NATO është e shqetësuar se shpenzimet e vendeve anëtare për Forcat e Armatosura po bien. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, tha se rënia do të jetë 1.5 për qind në total brenda këtij viti.
Aleanca ka kohë që u kërkon vendeve anëtare t’i çojnë në 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto shpenzimet për forcat e tyre të armatosura. Shqipëria është në vendin e parafundit në listë, duke lënë pas vetëm Italinë.
Buxheti ushtarak rezulton të ketë pësuar ulje nga viti 2010 dhe aktualisht Shqipëria shpenzon 1.01 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për Ushtrinë. Niveli aktual është shumë poshtë synimit të NATO-s.
Benjamin Covington, një Kolonel në Ushtrinë Amerikane, që ka asistuar për katër vjet Ushtrinë Shqiptare, ulja e buxhetit ka sjellë si pasojë ulje të profesionalizmit në Ushtrinë Shqiptare.
“Pagat e  ulëta, mbështetja e pamjaftueshme për ushtarakët (uniformat dhe pajimet bazë të ushtarakut), si dhe mungesa e koherencës në programet e mbështetjes kanë çuar gjithnjë e më shumë në humbjen e vazhdueshme të personelit kyç me aftësi të larta, me një qëllimin tashmë të qartë nga ana e oficerëve të gradave të ulëta dhe nënoficerëve, ata largohen nga radhët e FA sapo t’u paraqitet mundësia e parë”, thotë ai.
Në vitin 2001, Shqipëria shpenzonte rreth 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për Ushtrinë. Në vitin 2009 arriti në 2 për qind.
Nga 28 vendet anëtarë, 18 i kanë rritur shpenzimet për Ushtrinë. Në total, aleatët shpenzojnë 892 miliardë dollarë për NATO-n. Në vitin 2013 shpenzimet ishin 968 miliardë dollarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY