Ish-kreu i Interpol: Mos mbyllni hetimet, gjeni pse u fsheh arrestimi i...

Ish-kreu i Interpol: Mos mbyllni hetimet, gjeni pse u fsheh arrestimi i Mark Frrokut

55
0
Shares

I bindur se arrestimi i deputeti Mark Frroku u fsheh nga dikush, të akuzuarit , dy ish-zyrtarë të Interpolit, kërkojnë që hetimet mos të mbyllen. Në një kohë kur prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë procedimin penal kundër ish-shefit të Interpol Tirana Artan Bajraktari dhe vartëses së tij Loreta Alla, ish-zyrtari i lartë i Policisë ka kundërshtuar vendimin e pushimit të prokurorisë, duke kërkuar vijimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kundërshtimi është bërë ditën e djeshme në sekretarinë e gjykatës, ku në të kërkohet që prokuroria të mos ndërpresë në mes hetimet e saj lidhur me shkaqet që çuan në mosekzekutimin në kohë të urdhërit ndërkombëtar për arrestimin e deputetit Mark Frroku dhe Arjan Bytyçi, ky i fundit tashmë i shpallur në kërkim.
Ndërkohë, më se dy muaj më parë, kur Artan Bajraktari, u arrestua për fshehjen e urdhrit të arrestimit të deputetit Mark Frroku, ai bëri të ditur se jo vetëm që këtë urdhër nuk e kishte fshehur, por se kishte njoftuar ish-drejtorin e Përgjithshëm i Policisë së shtetit Artan Didi.
Pak ditë më parë, prokuroria e Tiranës pushoi hetimet për ish-shefin  e Interpolit Tiranë, Arben Bajraktari, i cili Ky i fundit u arrestua më 30 maj të këtij viti për fshehjen e kërkesës së Interpolit belg për arrestimin e deputetit Mark Frroku. 
Prokuroria Tiranë pushoi çështjen ndaj Arben Bajraktarit duke e konsideruar si shkelje të  natyrës me karakter administrativ, duke e renditur në kategorinë e kundërvajtjes administrative,  dhe jo shkelje të ligjit në kuadër të së drejtës materiale penale. E njëjta procedurë u ndoq edhe ndaj specialistes në drejtorinë e Interpolit Tiranë, Loreta Alla mbi të cilën rëndonin të njëjtat akuza, pas së cilës prokuroria mbyll hetimet. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY