Në Elbasan janë arrestuar vëllezërit Hasanbelli, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për akuzën “Trafik droge”, “Organizatë Kriminale, ndihmë dhe nxitje prostitucioni”. Të arrestuari janë Geron (Gentian) Hasanbelli, vjeç 41, banues në Fier dhe Mikel ( Erion) Hasanbelli, vjeç 37, banues në Tiranë. Sipas njoftimit të Policisë së Elbasanit, vëllezërit Hasanbelli u ndaluan pasi Gjykata e Milanos Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti për veprat penale të lartpërmendura. Ndalimi i shtetasve u bë nga Specialistët Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin e tyre në Itali.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/