Në Shijak është arrestuar një shtetas italian i akuzuar për kanosje. Shtetasi i arrestuar është Giuseppe Di Palma, 68 vjeç, lindur në Itali dhe banues në Katund të Ri, i cili kanosi me armë pa leje 48 vjeçarin Rr.D pas një konflikti banal. Di Palmës iu sekuestrua një pistoletë në të cilën shkruhej EKOL Special, kalibër 99 mm dhe 14 copë fishekë kalibër 6.35 mm. Materialet e sekuestruara iu dërguan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Kanosje”dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe e municioneve luftarake”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...