Reforma në drejtësi, propozimi për qeverinë: Noterët të funksionojmë si agjentëve tatimorë

Reforma në drejtësi, propozimi për qeverinë: Noterët të funksionojmë si agjentëve tatimorë

52
0
Shares

Noterët i propozojnë qeverisë që në kuadër të reformës në drejtësi të marrin funksionet e agjentëve tatimorë, ashtu siç ndodh edhe në vendet europiane.
Në një intervistë për televizionin Ora News, Fatmir Laçej, Zëvendëspresident i Dhomës Kombëtare të Noterisë shpjegon se duke u shndërruar edhe në agjentë tatimorë, noterët mund të ndikojnë në uljen e evazionit dhe informalitetit në ekonomi.
“Të gjitha këto tatime të mbahen që në momentin që bëhet vetë-kontrata e qerasë apo kontrata e shitjes dhe këto të derdhen në buxhetin sipas përcaktimeve që do të bëhen në një udhëzim të posaçëm”, thotë Laçej.
Laçej shpjegon se qytetarët janë ndërgjegjësuar dhe në kontratat e shitjes blerjes së pronave nuk vendosin më çmime fiktive, pasi e dinë se në një moment të dytë do të përballen me kostot.
“Nëse do të marrim edhe kontratat e shit-blerjes të gjithë qytetarët janë të interesuar që çmimet të jenë sa më reale. Nëse do të shmangin ndonjë pagesë tani, do të jenë përsëri po ata që në një rishtije të ardhshme do ta paguajnë këtë barrë që e shmangën fillimisht”, shton ai.
Laçej bën të ditur gjithashtu se pas vendimit të qeverisë për vendosjen e referencave të qirave ka nisur lidhja e kontratave në bazë të çmimeve të përcaktuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY