Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Admir Tafili letër nga burgu: Kur do të marrin fund dokrrat “tritolin e vendos Tafili”, “atentatin e bën Tafili”

26/07/2015
Admir Tafili letër nga burgu: Kur do të marrin fund dokrrat “tritolin e vendos Tafili”, “atentatin e bën Tafili”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Admir Tafili, i cilësuar nga Prokuroria për Krime të Rënda si kreu i një grupi vrasësish me pagesë, që urdhëronte krime nga qelia e burgut të sigurisë së lartë ku vuan dënimin me burgim të përjetshëm, deklaron se institucionet e drejtësisë i ngarkojnë mbi supe krime që s’i ka kryer dhe nuk ka aspak lidhje me to.
Nëpërmjet një letre drejtuar “GSH”, jo pa ironi Tafili deklaron se tani e tutje, çdo krim që do të ndodhë në Shqipëri, pa diskutim do të zbardhet në kohë rekord, pasi prokuroria e ka emrin e autorit: “Autor jam unë, Admir Tafili”.
“Çdo krim këtu, nga sot e tutje nuk do të ngelet anonim. Autori do t’i gjendet, më besoni për këtë, sepse në rastin më të parë që çdokush do tentonte t’i vendoste tritol edhe vetes së tij, prokuroria ngjarjen e zbardh në kohë rekord. Autori për prokurorinë jam unë: Admir Tafili”, shkruan Tafili në letër.
Mandej, për herë të parë, i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy vëllezërve Nik e Gjovalin Pjetrushi, për gjakun e të atit, deklaron se i ka dhënë fund hakmarrjes e gjakmarrjes me këtë familje.
Por teksa thekson këtë fakt, rendit një sërë padrejtësish që i janë bërë familjes, ku ndër të tjera shprehet se shpërthimet e tritolit në shtëpinë e tij, ku ndodheshin vetëm fëmijë e gra, i shkatërruan jetën të birit. “Duket se para 15 vjetëve, prelat e pjetrushkave të veshur me petkun e pushtetit policesk, vranë babanë tim pa të drejtë, burgosën vëllanë tim pa të drejtë, vendosën tritol në një shtëpi ku kishte gra e fëmijë, në një hakmarrje primitive, bënë kurban edhe fëmijën tim, dhe përsëri historia përsëritet, sa më ngjan sikur jam përballë kasandrave, dhe padrejtësitë do të më shoqërojnë në këtë vend ku shpresa tashmë ka vdekur.
Publikisht, hakmarrjes dhe gjakmarrjes i kam dhënë fund, edhe pse pala tjetër nuk e njeh fjalën e burrit; ajo vazhdon të më bëjë padrejtësi”, shkruan Tafili.
Teksa ndalet tek akuzat e fundit, ku sipas prokurorisë ai urdhëronte vrasje me pagesë nga qelia, Tafili thotë se njerëzve po u serviret një e shtrembër e dëmshme, dhe pas saj lë të nënkuptojë se fshihen të vërteta të frikshme.
“Njerëzve po u serviret një e shtrembër e dëmshme; tritolin e vendos Tafili, atentatin e bën Tafili. Kam besim se këto dokrra do marrin fund dhe herët a vonë drejtësia do shkojë aty ku i takon”, thotë Tafili.
Në vijim, Admir Tafili nuk kursen akuzat as për sistemin e drejtësisë. “Sistemi i drejtësisë, me paaftësinë e tij na imponoi një jetë totalisht të mbushur me urrejtje dhe produkt i saj jam unë”, përfundon Tafili letrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.