Prokuroria zyrtarizon tre akuzat për Francesko Bechetin

Prokuroria zyrtarizon tre akuzat për Francesko Bechetin

92
0
Shares

Nën akuzë edhe katër persona të tjerë

Prokurorja Antoneta Sevdari, pas administrimit të provave materiale, marrjes në pyetje të shumë personave, sekuestrimin e praktikave të kompanive të familjes Becheti dhe një sërë provash të tjerë shkresore, ka zyrtarizuar akuzat për dosjen e biznesmenit Italian.

Francesko Becheti
Sipas akuzës, Francesko Becheti do të mbaj përgjegjësi për tre akuza, atë të “vjedhjes duke shpërdorurar detyrën”, akuzën e “pastrimit të parave” dhe “krijimin e skemave mashtruese” me qëllim përfitimi. Burimet thonë, se Becheti ka vjedhur ortakët në kompanitë ku ishte bashkpronar, duke përfituar shuma të mëdha parash pa dijeninë e tyre.
Veprën e pastrimit të parave, sipas prokurorisë, Becheti e ka konsumuar me investimin e milliona eurove te kryer në Shqipëri, prej të cilave  ka përfituar me anë të falsifikimit të dokumenteve nga kompania e nënës së tij. Ndërsa akuzën e “krijimit të skemave mashtruese”, prokurorët e kanë ngritur mbi bazën e transaksioneve të ndryshme të parave mes kompanive të tij dhe të pjesëtarëve të ngushte të familjes nga jashtë Shqipërisë. Ai, thonë prokurorët, sajonte punime,  e kontrata fiktive vetëm me qëllimin e përfitimit të parave nga rimbursimi i TVSH-së apo edhe nga kompanitë e tjera që ishin në pronësi të familjarëve apo administratorëve të tij. S
Sipas prokurorisë, për ngritjen e akuzave të reja dhe zyrtarizimin e tyre, është njoftuar avokati mbrojtës dhe vete Francesko Becheti personi i shpallur në kërkim. Ai mendohet se ndodhet në Angli, ku dhe është njoftuar me anë të postës në adresën që mbrojtja i ka vënë në dispozicion akuzës.
Referuar Kodit Penal, nëse biznesmeni Italian Becheti deklarohet fajtor për këto vepra tashmë të ngritura nga prokuroria, rrezikon një dënim nga 3 deri në 10 vjet burg.

Mauro De Renzis
Prokurorët kanë zyrtarizuar akuzat edhe për administratorin Mauro De Renzis, i cili është njëherazi aksioner në televizionin Agon Channel.
Sipas akuzës, italiani i shpallur në kërkim me vendim gjykate akuzohet për 5 akuza: Atë të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, ku së bashku me Bechetin kanë përvetësuar para duke vjedhur bashkëpronarët e kompanive; Akuzën e “Pastrim të parave” për investimin në Shqipëri të parave me origjinë të paligjshme; Atë të “mospagim taksash dhe detyrimeve” per një shumë rreth 5.5 milionë euro; Akuzën e “Falsifikimit të dokumenteve” me qëllim përfitimin e shumave të mëdha parash nga rimbursimi i TVSH-së dhe kompanive të tjera të familjes Becheti;. Si dhe akuzën e “kontrabandës”, pasi një pjesë të pajiseve të sjella në Shqipëri për televizionin Agon Channel nuk kanë paguar detyrimet doganore.

Liljana Condomiti
Nën akuzë, është marr edhe nëna e Francesko Bechetit, Liljana Condomiti ndaj të cilës prokuroria ka ngritur akuzën e “pastrimit të parave”, të cilat sipas akuzës janë investuar në televizionin Agon Chanel dhe disa kompani të tjera të familjes në Shqipëri.
Këto para dyshohet se janë përfituar me anë të falsifikimit të dokumenteve.

Eriona Troplini
Po të njëjtën akuzë, ka edhe Eriona Troplini, bashkëpronare e televizionit “Agon Channel” e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Stavri Peçi
Prokuroria duket se ka zgjeruar hetimet. Ajo i ka komunikuar akuzë edhe shtetasit shqiptar Stavri Peçi, ish-drejtues teknik i kompanisë që kishte marr koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit. Prokuroria, e akuzon te pandehurin Peçi për “falsifikim të dokumenteve” në bashkëpunim, pasi Ai ka dorëzuar dhe falsifikuar fatura të punimeve dhe pagesave të kryera për punë që në terren nuk rezultojnë te jene kryer fare në hidrocentralin e Kalivaçit.
Me komunikimin dhe ngritjen e akuzave zyrtare, prokuroria ka bërë zgjatjen e hetimeve edhe për 3 muaj, për të vazhduar me grumbullimin e provave te tjera konkrete.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY