A do të japë De Biazi dorëheqjen: Skuadra ime bëri ndeshjen

A do të japë De Biazi dorëheqjen: Skuadra ime bëri ndeshjen

58
0
Shares

Edhe pse Shqipëria humbi 2-0 me Italinë, Xhani De Biazi është shprehur i kënaqur me lojën që Shqipëria bëri kundër Italisë, por ka edhe një qëndrim në lidhje me mundësinë largimit të tij.

Në deklaratat që trajneri dha për mediat shqiptare pas ndeshjes, ka treguar se futbollistët kanë bërë një ndeshje të mirë, sipas nivelit që kanë, ndërkohë që përballë ka qenë një nga skuadrat më në formë. Në një prononcim për TVSH-në pas ndeshjes së luajtur në Palermo, trajneri nga Italia vlerësoi ndeshjen. “Kur luan me skuadra si Spanja dhe Italia, është e vështirë të gjesh golin. Mendoj se sot (dje) bëmë një ndeshje të mirë. Kundërshtari nuk e priste një sistem të tillë loje nga ana jonë. I vumë në vështirësi, por duhet të kishim shkuar deri te goli. Ishim të organizuar dhe nuk u shpërqendruam asnjëherë. Kishim lojtarë që nuk janë aktivizuar mjaftueshëm në ekipet e tyre, megjithatë paraqitja e ekipit ishte e mirë. Kemi humbur një ndeshje të pranueshme për nga mënyra si shkoi”, është shprehur fillimisht trajneri.

I pyetur në lidhje me formacionin ai tha se kishte zgjedhur skemën më të mirë.

“Absolutisht nuk do ta kisha ndryshuar formacionin nëse do të kisha mundësi. Lilën e hodha në fushë pasi në atë krah Italia sulmonte shumë dhe duhej një lojtar fizik. Donim të gjenim barazimin, për të provuar më pas t’i befasonim me lojtarë të shpejtë si Grezda, Llullaku apo Latifi. Gjatë lojës luajtëm me tri rreshtime, 3-4-2-1, 4-3-1-2 dhe 4-1-3-2″, ka shpjeguar trajneri në daljen e tij për TVSH.

Duke folur për “SuperSport”, tekniku kuqezi është shprehur se skuadra e tij ka bërë ndeshjen që duhet të bënte, pavarësisht rezultatit. “Rezultati është fryt i një ndeshjeje ku skuadra jonë luajti mirë, pasi përballë kishim kundërshtarë që na ndëshkuan në rastin e parë në atë penallti që nuk e kam riparë dhe nga aty mbetëm në lojë deri në pësimin e golit të dytë. Aspekti më i rëndësishëm është se u përballëm ndaj një skuadre që ka lojtarë që luajnë me cilësi dhe vazhdimësi në klube të mëdha, si Italia”, ka komentuar fillimisht tekniku kuqezi.

Ai tha se skuadra shqiptare kuajti me kurajo përgjatë gjithë lojës.

“Ne kemi luajtur me kurajë, kemi bërë një ndeshje me nivel të mirë ndaj një skuadre që ka cilësi dhe lojtarët në superformë, që luajnë me vazhdimësi dhe eksperienca të rëndësishme. Mendoj se ne bëmë ndeshjen që duhej bërë. Nga ana taktike, ndoshta bëmë ndonjë gabim, por në fund mund të thuhet që u dha mundësia që të shihnim edhe këta djem të luanin në fundin e ndeshjes. Skuadra u impenjua, bëri atë që mundej dhe u mundua të konkurrojmë në një nivel me Italinë. Arritëm deri te zona e rrezikshme, duke iu afruar shumë. Ndoshta nuk u treguam shumë të aftë në konkluzionet, por kjo është pjesë e bagazhit të djemve. Por ata vunë zemrën në fushë. Largimi? Ndoshta është ende herët për ta menduar, megjithatë do të bisedoj me presidentin e federatës”, përfundoi De Biazi.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY