Arrestohen hajdutët e vilave në Lalëz, dy të rinj pushues

Arrestohen hajdutët e vilave në Lalëz, dy të rinj pushues

50
0
Shares

Policia e Durrësit identifikoi dhe arrestoi në flagrancë autorët që kryen vjedhjet në banesat  e deputetit Arben Ristani, deputetit Flamur Noka, Petrit Mahos dhe Saimir Kodrës brenda Kompleksit “Lura” tek Gjiri i Lalëzit.
Personat e arrestuar janë Arnold Karaj 19 vjeç, lindur në Burrel dhe banues në Tiranë dhe  Donald Vatnikaj 18 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Sipas Policisë së Shijakut, personat e arrestuar ishin me pushime prej tre ditësh në Gjirin e Lalëzit dhe gjatë natës autorët kanë vjedhur me thyerje  banesat brenda Kompleksit “Lura”.
Në banesën e Ristanit autorët vodhën një shumë prej 100 mijë lekë dhe një celular Samsung. Ndërsa në shtëpinë e Deputetit Flamur Noka, të arrestuarit nuk kanë mundur të vjedhin gjë. Në banesën e Petrit Mahos, Karaj dhe Vatnikaj kanë vjedhur 2 telefona celularë të  markës VERTY dhe 1 telefon AIPHON 6. Po ashtu, autorët arritën të vidhnin në banesën e gazetarit Saimir Kodra 200.000 lekë dhe 1 telefon celularë të markës Samsung.
Ndaj të arrestuarve, prokuroria ka nisur procedimin penal për veprën “Vjedhja”në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY