Kthehen 70 azilkërkues nga Gjermania: Jetonim në tenda, hanim makarona dhe pilaf,...

Kthehen 70 azilkërkues nga Gjermania: Jetonim në tenda, hanim makarona dhe pilaf, do shohim për ndonjë shtet tjetër

68
0
Shares

Janë kthyer sot nga Gjermania 70 azilkërkuesit e parë shqiptarë.
Avioni charter i nisur nga Kassel (Hessen) ka mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Tiranës dhe qytetarë shqiptarë të moshave të ndryshme kanë zbritur prej tij. Një prej azilkërkuesve i pyetur nga gazetari Mariglen Mërtiri për kushtet në të cilat kanë qëndruar gjatë kohës së kaluar në Gjermani, ka treguar jetonin në tenda dhe se ushqimi i tyre ishte makarona dhe pilaf.
“Nuk kishte asnjë mundësi për të marrë azil. Jetonim në tenda, hanim pilaf dhe makarona (qesh). Shpesh blinim ushqim me lekët tona jashtë. Shkuam në Gjermani për arsye ekonomike. Do shikojmë ndonjë shtet tjetër”.
Në një njoftim të shkurtër për mediat, Policia e Shtetit tha se azilantët u kthyen në Rinas rreth orës 15:30 në mënyrë vullnetare dhe trajtimi i tyre do të bëhët njësoj si udhëtarët e tjerë.
“Është kthim vullnetar i tyre. Dhe do trajtohen njësoj si udhëtarët e tjerë. Nuk do mbahen në Rinas për veprime të mëtejshme dhe nuk kanë penalizime”,  thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY