Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rusia përdor Interpolin për kundërshtarët e saj politik

29/07/2015
Rusia përdor Interpolin për kundërshtarët e saj politik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një grup britanik pro-demokracisë ka ngritur akuza ndaj Rusisë se ajo ka abuzuar me Agjencinë globale të rendit, Interpolin, duke kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e kundërshtarëve politikë. Një raport i ri i këtij grupi thotë se kërkesa të tilla nënkuptojnë se të akuzuarit nuk mund të udhëtojnë dhe shpesh e kanë të pamundur të hapin llogari bankare.
190 vendet anëtare të Interpolit, mund të bëjnë kërkesa urgjente për arrestimin dhe ekstradimin e të dyshuarve për krime në vendet anëtare. David Satter punon për Shoqërinë Henry Jackson, një grup politikash me qendër në Britani.
“Është e lehtë të bësh kërkesa urgjente. Interpoli vepron në mirëbesim dhe është lehtë të abuzosh”. 
Moska është akuzuar vazhdimisht se po abuzon me sistemin duke bërë kërkesa urgjente ndaj kundërshtarëve politikë.
“Ka shumë rusë që akuzohen padrejtësisht për arsye politike. Rusia e ka bërë rrugë dërgimin e akuzave të rreme tek Interpoli duke e bërë të vështirë në mos të pamundur që të akuzuarit të udhëtojnë”. 
Rusia thotë se të akuzuarit duhet të dalin para drejtësisë dhe këmbëngul për gjykim të drejtë. Mes atyre që kërkohen nga Rusia është edhe Bill Browder, shef i kompanisë Hermitage Capital.
Avokati i tij, Sergei Magnitsky, u vra në burg në vitin 2009, pas arrestimit lidhur me përpjekjet e tij për të hetuar korrupsionin shtetëror.
Moska e akuzoi zotin Browder për mashtrim dhe i bëri kërkesë Interpolit për arrestimin e tij, gjë që nuk u pranua.
“Ata po përpiqen të më kthejnë në Rusi, të përdorin Interpolin dhe disa mënyra të tjera veprimesh administrative. Po të gjenin rastin do të më kthenin mbrapsht dhe do të më eliminonin”.
Tetorin e kaluar, një gjykatë bullgare hodhi poshtë një kërkesë ndaj Interpolit bullgar për ekstradim të kundërshtarit të Kremlinit, Nikolay Koblyakov, po ashtu nën akuza për mashtrim.
“Për mua, ky ishte shembull i drejtësisë evropiane, i parimeve të vërteta të Evropës”, thotë zoti Koblyakov. 
Interpoli e vë theksin tek paneli vëzhgues i pavarur, Komisioni për Kontrollin e Dosjeve të Interpolit, i përshtatur për të mënjanuar abuzimet e mundshme. Përsëri David Satter.
“Nuk funksionon mirë dhe jo në të gjitha rastet. Dhe, nëse vende si Rusia do të vazhdojnë të abuzojnë me institucione si Interpoli, këto institucione nuk duhet të jenë në dispozicion të tyre”. 
Interpoli nuk pranoi të fliste për median, por lëshoi një deklaratë që hedh poshtë pohimet për abuzime, duke thënë se i takon çdo vendi të vendosë mbi vlerat ligjore të kërkesave urgjente brenda territoreve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.