Agon Channel mbetet nën sekuestro, Gjykata rrëzon sërish Becchetti-n

Agon Channel mbetet nën sekuestro, Gjykata rrëzon sërish Becchetti-n

117
0
Shares

“Agon Channel” i Francesco Becchetti-t do të vazhdojë të qëndrojë i sekuestruar dhe nën administrimin e shtetit.
Becchetti tentoi të hiqte masën e sekuetros përmes kërkesës së dërguar në gjykatë me anë të nënën së tij  Liliana Kondomitit.
Kërkesa e dorëzuar më 14 korrik për revokim të sekuestros është hedhur poshtë nga gjykata duke lënë në fuqi dy vendimet e mëparshme.
Vendimii tretë i gjykatës për të lënë në fuqi sekuestron e pronave të Becchettit, vjen në momentin kur Drejtoria e Tatimeve të kryeqytetit i ka kërkuar Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ta bllokojë kompaninë AgonSet, që ka në pronësi  “Agon Channel”, të mos kryejë asnjë veprim në lidhje me shit – blerjen e aksioneve.
sekuestro agonBazuar në shkresën e lëshuar nga Drejtoria e Tatimeve Tiranë më 20 korrik 2015, rezulton se shoqëria AgonSet, me administrator Mauro De Renzis ka detyrime të papaguara në vlerën e 47 milionë e 345 mijë lekëve, të cilat rrjedhin nga detyrimet e mospaguara të sigurimeve shoqërore dhe tatimit të të ardhurave personale të punonjësve. Sipas drejtorisë së tatimeve, punonjësve u janë mbajtur paratë e sigurmeve nga rroga, por ato nuk janë hedhur në arkën e shtetit.
Francesco Becchetti është shpallur në kërkim nën akuzën e pastrimit të miliona eurove në Shqipëri, mashtrimit të ortakëve në biznes dhe se ngritjen e një skemë mashtrimi për qëllime përfitimi. Drejtësisë shqiptare vazhdon ti fshihet edhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Becchettit, Mauro De Renzis.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY