Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Vrasja e Ismaelit, rrëfehet në polici Ambera, Igli Meta e kishte planifikuar vrasjen prej tre ditësh

30/07/2015
FOTO/ Vrasja e Ismaelit, rrëfehet në polici Ambera, Igli Meta e kishte planifikuar vrasjen prej tre ditësh
Share on FacebookShare on Whatsapp

Janë vënë sot përballë njëri-tjetrit në Komandën e Policisë së Pezaro-Urbino, shqiptarët Igli Meta e Marjo Mema, të akuzuar për vrasjen e 17-vjeçarit Ismaele Lullit dhe e fejuara e Igli Metës 19-vjeçarja maqedonase Ambera Saliji.
Mbetet mjaft delikat e i pacaktuar ende nga prokuroria italiane, pozicioni i Ambera Salijit mes dëshmitares në njohuri të fakteve e personit të vënë nën hetim. Fakt është që vajza maqedonase ka luajtur një rol përcaktues në këtë tragjedi.
Gjatë ditës së djeshme policia italiane ka kontrolluar shtëpinë e garazhin e 20-vjeçarit Igli Meta. Hetimet policore vërtetojë se Igli Meta ishte një përdorues i rregullt i drogës dhe një trafikant i vogël i saj.
Këtë gjë e vërteton profili i tij në facebook, përdorur pikërisht për trafikimin e drogës nën emrin false të një personi femër. Të gjithë në qytezën e Urbinos, e dinin se Igli Meta ishte një konsumues droge.
igli meta, me karabiniereAmbera Saliji në dëshminë e sotme ka rrëfyer se prej datës 17 korrik (3 ditë para krimit) kishte pasur frikë se mos do të ndodhte një ngjarje e tillë. Frikën ia kishte shprehur dhe mikeshave të saj të ngushta Maria, Liza e Nikol.
Igli e kërcënonte me mesazhe madje dhe me fotografinë e thikës në whatsapp se do të vriste jo vetëm Ismaele Lullin, por dhe një djalë maqedonas me të cilin Ambera Sailiji kishte pasur dy muaj më parë një raport seksual.
“Do t’i vras të dy”, i kishte shkruar Igli, duke i nisur dhe fotografinë e thikës, një dhuratë e kujtim që ai i ruante nga gjyshi i tij.
Ambera rrëfen se ishte në dijeni se Igli mbante një thikë, por ajo që kishte parë ajo në fotografinë në whatsapp ishte në ngjyrë të errët dhe ka të gdhendur në bishtin e saj emrat “Igli e Ambi” si dhe datën e lidhjes 09/02/2011.
ambera salijiGjithmonë sipas rrëfimit të Amberas, më datën 17 korrik Igli Meta vjen e merr herët në 07:00 të mëngjesit në shtëpi dhe e çon pikërisht në atë kishëzën e vogël ku dy ditë më vonë ther për vdekje Ismaele Lullin.
Igli e rreh Amberan me shkelma e shuplaka e kryen raport seksual me të. Më pas Igli dozon drogën që mban me vete dhe e konfeksion të gatshme për ta trafikuar.
Ditën e krimit, të dielën më 19 korrik në ora 11:00 Igli Meta i kërkon Amberas të kërkoj një takim me Ismaele.
“Dërgoja ti SMS, thotë Igli, se mua do të më thotë jo”.
Dhe pse pata frikë ia nisa SMS rrëfeu sot Ambera, duke shpresuar se do të sqaroheshin një herë e mirë. Po atë të diel pasdite Igli Meta kishte lënë takim me tre miq të tij shqiptarë për ta kaluar ditën në lumë.
Pas krimit Igli Meta i nis të fejuarës së saj SMS: “Më nervozoi dhe e vrava”.
Sot ndryshe nga sa e përshkruanin ditë më parë mediat italiane, Ambera Saliji shfaqet mjaft e brishtë dhe e frikësuar.
“Dua të iki prej këtu, thotë ajo. Këtu të gjithë më thonë se nuk meritoj të jetoj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama njofton referendumin për uljen e numrit të deputetëve

Rama njofton referendumin për uljen e numrit të deputetëve

21/03/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

MBRËMË/ Vrasja e të riut nga Lezha në Itali, dalin detajet e para nga hetimi

21/03/2026
Berisha: Në dosjen Balluku nuk ekziston asnjë emër i opozitës, mos u bëni pjesë e shpifjes së Edi Ramës

Berisha: Në dosjen Balluku nuk ekziston asnjë emër i opozitës, mos u bëni pjesë e shpifjes së Edi Ramës

21/03/2026
Alarmi nga Berlini, qeveria rrezik për integrimin. Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën

Alarmi nga Berlini, qeveria rrezik për integrimin. Bardhi dhe Tabaku takim me Ministrin gjerman për Europën

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama njofton referendumin për uljen e numrit të deputetëve

Rama njofton referendumin për uljen e numrit të deputetëve

21/03/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

MBRËMË/ Vrasja e të riut nga Lezha në Itali, dalin detajet e para nga hetimi

21/03/2026
Berisha: Në dosjen Balluku nuk ekziston asnjë emër i opozitës, mos u bëni pjesë e shpifjes së Edi Ramës

Berisha: Në dosjen Balluku nuk ekziston asnjë emër i opozitës, mos u bëni pjesë e shpifjes së Edi Ramës

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.