Temperaturat e larta, apeli i mjekëve për kujdesin ndaj fëmijëve

Temperaturat e larta, apeli i mjekëve për kujdesin ndaj fëmijëve

141
0
Shares

Kur temperaturat e larta deri në 45 grade Celcius kanë përfshirë vendin, mjekët apelojnë që të bëhet kujdes veçanërisht për fëmijët, për shkak të ndikimit që kanë në organizimin e tyre.
Ndikimi negativ i temperaturave të larta, sipas mjekëve, është më i theksuar tek grupmoshat 1-4 vjeç, ndaj apeli i tyre drejtohet prindërve të tregohen të kujdesshëm për këtë grupmoshë.
Çrregullimet që vihen re gjatë stinës së verës janë të ndryshme, ndër të cilat irritimi i lëkurës, që më së shumti shkaktohet nga një mjedis i nxehtë dhe i pa ajrosur.
“Irritimi i lëkurës nga nxehtësia është i zakonshëm tek fëmijët, pasi gjëndrat e djersës tek ta nuk funksionojnë ende ashtu siç duhet. Për shmangien e irritimeve, të cilat shfaqen me puçrra të vogla të kuqe në pjesët ku trupi është më i nxehtë, veçanërisht në qafë, fytyrë, bërryla dhe poshtë gjunjëve, fëmija duhet të vishet me rroba të lehta, kryesisht material pambuk dhe të mbahet në dhomë me ajër të pastër”, thonë mjekët pediatër.
Mjekët apelojnë edhe për kujdes nga virozat e ndryshme në këtë kohë, që shoqërohet me të vjella dhe diarre, duke dhënë dhe këshillat e tyre.
“Në këto raste prindërit duhet të konsultohen me mjekët, pasi fëmija mund të jetë prekur nga infeksioni i shkaktuar nga viruset ose bakteret”, pohojnë mjekët.
Infeksionet nga viruset ose bakteret, shfaqen kryesisht në muajt e verës dhe shkaktohen nga temperaturat e larta, apo edhe nga ushqimet e pakontrolluara. Mjekët vënë theksin tek respektimi i rregullave të pastërtisë, por dhe konsumimin e sa më shumë lëngjeve, përdorimin e ushqimeve të freskëta, ujit higjienikisht të pastër etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY