Aksidenti i disa ditëve më parë me 10 të plagosur në Rrëshen, shënohet viktima e parë. Mësohet se sot ka humbur jetën 14-vjeçari nga Kosova, e cila nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.
Burime nga Spitali i Traumës në kryeqytet bënë me dije se E. Bytyçi, nga Kosova qëndronte prej disa ditësh në mbikëqyrje në reaminacion.
Aksidenti i rënë me një bilanc prej 10 të plagosurish ndodhi më datën 27 korrik, në dalje të qytetit të Rrëshenit, 5 km nga rruga e Kombit.
Dy automjete, një mjet “Ford” me targë AA776LD dhe një tip “Volkswagen” me targa gjermane BOHY264, u përplasën me njëra-tjetrën pranë një karburanti, dhe si pasojë kanë mbetur të aksidentuar të 10 personat që udhëtonin me to. Mes të plagosurve ishin dhe dy fëmijë, një prej të cilëve fatkeqësisht humbi jetën.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
/web/FOTO_Perplasen_dy_makina_ne_aksin_Milot_Rreshen_8_te_plagosur_rende_5317_1.php
Si edhe …
/web/EMRAT_Aksidenti_ne_Rreshen_rritet_numri_i_te_plagosurve_shkon_ne_10_vete_5319_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/