Prokuroria dërgon për gjykim dosjen për Ardian Fullanin

Prokuroria dërgon për gjykim dosjen për Ardian Fullanin

62
0
Shares

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim dosje ndaj Ardian Fullanit, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, i akuzuar për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Për Prokurorinë e Tiranës, në bazë të hetimeve, ka rezultuar se i pandehuri, ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, nuk ka marrë masa për zbatimin e vendimeve dhe udhëzimeve të miratuara nga Këshilli i Mbikëqyrës. Moszbatimi i tyre, sipas Prokurorisë, ka ndikuar drejtpërsëdrejti në vjedhjen e 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, vjedhje për të cilën janë gjykuar persona të tjerë.
Po ashtu, Prokuroria e Tiranës e konsideron përgjegjës ish-guvernatorin Fullani në procedurat për blerjen e ish-hotel “Dajti” në vlerën 30 milion euro.


Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Mbyllet_hetimi_per_ish_Guvernatorin_javen_e_ardhshme_njihet_me_akuzat_5172_1.php

Si edhe …

/web/Ardian_Fullani_njihet_me_akuzat_nga_Prokuroria_e_Tiranes_5363_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY