Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aksidenti në Kavajë, familjarët takojnë Nishanin: Policia tentoi ta fshehë aksidentin, Bujana është grabitur e pastaj vrarë

04/08/2015
Aksidenti në Kavajë, familjarët takojnë Nishanin: Policia tentoi ta fshehë aksidentin, Bujana është grabitur e pastaj vrarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të afërmit e 32-vjeçares Bujana Bushi që ndërroi jetë në aksidentin rrugor disa ditë më parë në aksin Kavajë-Rrogozhinë janë takuar sot me Presidentin Bujar Nishani. Në përfundim të takimit, familjarët e Bujana Bushit janë shprehur dyshues lidhur më ngjarjen, duke pretenduar se vajza mund të jetë grabitur e më pas vrarë.
Siaps tyre, Presidenti u shprehu mbështetje për hetim të ngjarjes, ata kanë kërkojnë ndihmën nga ministri i Brendshëm dhe nga drejtësia, për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
Të afërmit e Bujana Bushit pretendojnë se policia ka tentuar ta fshehë aksidentin, nuk u ka dhënë detaje për mënyrën se si ndodhi, si dhe kanë deklaruar se Bujanës i janë zhdukur të gjitha sendet personale. Ato thotë se janë zhdukur gjithashtu 100 mijë euro, që sipas tyre kishte me vete 32-vjeçarja kur ndodhi aksidenti.
“Nga oficeri i policisë në Kavajë kërkova informacion por më ka mashtruar, më tha nuk ka vrasje në Kavajë. Dhe kur i kam kërkuar plaçkat e vajzës, më tha ia kam dhënë vëllait të drejtuesit të makinës. Vajza kishte orën e shtrenjtë që ia ka blerë i vëllai që është në burg, mbase 20 a 25 mijë euro. Ndërsa sot na kanë mbajtur një orë në polici pse u takuam me vëllanë e drejtuesit të makinës në një tavolinë te lokali”, shprehet i afërmi i 32-vjeçares.
Sipas tij, janë disa pyetje që drejtësia duhet t’u japë përgjigje.
“Kush e mori vajzën në shtëpi, kush e mori nga shtëpia, ku do shkonin, dhe pse lajmëruan vëllanë e shoferit, dhe jo ne. S’dimë kush e çoi në spital. Kërkojmë përgjigjen për këto pyetje, jo gjërat apo paratë. Paratë i gjen qeveria. Mbesa ishte me sy të dalë, mund të jetë goditur me levë në kokë. Vajzën e kam parë të deformuar në fytyrë”.
Në këtë ditë, nuk ka munguar as apeli i fëmijës së 32-vejçares.
“Unë dua nga shteti shqiptar të zbardhet çështja e nënës time që të rritem pa hasmëri”.
Ndërsa bashkëshorti i Bujana Bushit thotë se “nuk ka tërhequr ndonjëherë 100 mijë euro, por shumë të vogla, të cilat i ka të dokumentuara”.
Apel drejtuar shtetit ka bërë edhe xhaxhai i 32-vjeçares, i cili thotë se policia e Vlorës i ka thirrur ditën e sotme deh sipas tij “i ka pritur në një mënyrë arrogante”.
Aksidentin, familjarët e viktimës e konsiderojnë të qëllimshëm dhe akuzojnë policinë për fshehjen e ngjarjes. Ata ngrenë akuza ndaj rrugorëve të Kavajës për fshehje të rrethanave të aksidentit, vjedhje të parave si dhe të sendeve personale që vajza kishte me vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026
Berisha, thirrje sot për protestë masive të dielën. Ndërkombëtarët mbështesin kërkesat e PD

Berisha, thirrje sot për protestë masive të dielën. Ndërkombëtarët mbështesin kërkesat e PD

21/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Secili sheh tek vetja e tij fatin e Erion Veliajt”

Berisha, propozim tjetër për numrin e deputetëve

21/03/2026
Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

Kush shkon në krye të qarqeve nga PS. Lëviz Shalsi, Manja, Gjiknuri

21/03/2026
Balluku me tren nga Zyrihu në Bernë dhe jo me këmbë nga rruga ‘Abdi Toptani’ tek rruga ‘Jordan Misja’

Berisha parashikon fatin e Ballukut, krejt tjetër nga ajo që pritej

21/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.