Apeli lë në burg bashkëpunëtorin e Becchetit, sot jepet masa edhe për...

Apeli lë në burg bashkëpunëtorin e Becchetit, sot jepet masa edhe për biznesmenin italian

61
0
Shares

Do të vazhdojë të mbetet në burg bashkëpunëtori i ngushtë i  Francesco Becheti-t. Gjykata e Apelit nuk ka ndryshuar masën e sigurisë për Mauro De Renzis të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë. Mbi italianin, prokuroria ka ngritur 4 akuza: pastrim parash, vjedhje duke shpërdorura detyrën, mospagim taksash si dhe mospagesën e detyrimeve doganore.
Gjykata e Apelit do të japë sot edhe masën e sigurisë për Francesco Becchetin. Për të, prokuroria ka ngritur tre akuza: E para, është ajo e pastrimit të parave. Dyshohet se italiani 49 – vjeçar ka pastruar rreth 100 milionë euro në vendin tonë. Prokuroria dyshon se këto para, ai i ka investuar në “Agon Channel”. Një tjetër akuzë që rëndon mbi Becchetin është ajo e vjedhjes në shpërdorim të detyrës dhe krijimit të skemave mashtruese me qëllim përfitimi.
Po ashtu, prokuroria  ka ngritur akuzën e krimit të skemave mashtruese me qëllim përfitimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY