Prostituohej në Greqi, tentoi vetëvrasjen në Shqipëri

Prostituohej në Greqi, tentoi vetëvrasjen në Shqipëri

93
0
Shares

Ish- i dashuri e dërgoi prostitutë në Greqi, dhe vetëm për 50 euro me çdo klient. Ishte ky fati  24-vjeçares Albana. F, e cila u shfrytëzua nga Rrahman.S për qëllime prostitucioni, bashkë me tre shokët, Anduel Kodra, Amaris Kodra dhe Endri Rusemi, ndaj të cilëve Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën “arrest me burg”.

Skema e shfrytëzimit
Shfrytëzimi i 24-vjeçares është zbuluar nga policia kur Albana F. ka tentuar vetëvrasjen duke pirë açeton. Nga hetimet e policisë, rezultoi se 24-vjeçarja shfrytëzohej si prostitutë që prej muajit maj në lokalet e natës në një ishull grek dhe më pas në Shqipëri.
Viktima është njohur me Rhahman Sufën një vit më parë dhe më pas ata kishin ikur në Greqi, pasi i dashuri i premtoi një jetë më të mirë. Por sipas dëshmisë së vajzës, kur mbërritën në Greqi, Sufa i tha që do të punonte si kamariere dhe prostitutë në një lokal. Ajo u detyrua të kryente marrëdhënie me klientët për 50 euro dhe më pas do t’i ndante ato me pronarin e klab-it. Pasi ushtroi prostitucionin në Greqi, Albana dhe Rrahmani u kthyen në Shqipëri, ku i dashuri e kërcënoi me jetë si dhe ka ushtruar dhunë fizike me pretendimin se ajo i detyrohej 2000 euro. Albana, në një gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar vetëvrasjen, akt  që çoi më pas në zbulimin e skemës së shrytëzimit të saj nga katër të rinjtë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY